The news is by your side.

Çmimi i arit mund të arrijë në 2 mijë dollarë vitin e ardhshëm

Çmimi i arit mund të rritet me rreth 30 % duke arritur në 2 mijë dollarë për ons (28 gram) vitin e ardhshëm. Kjo është bërë e ditur nga David Roche, president dhe strategjist global në Independent Strategy. Çmimi i arit të pastër aktualisht është rreth 1,500 dollarë për ons.

“Intuita ime thotë se për shkak të përkeqësimit të valutave të tjera nga bankat, situatë e cila vetëm sa do të bëhet dhe më e keqe, njerëzit do të fillojnë të kërkojnë për një monedhë alternative” tha Roche për CNBC, të Enjten.

“Ari është një valutë e mirë alternative sepse është e sigurt dhe sepse nuk kushton asgjë ta zotërosh krahasuar me pagesën e normave negative në depozita,” tha Roche.

Si rezultat, çmimet e arit me shumë gjasa do të arrijnë 1, 600 dolarë përpara fundit të këtij viti, përpara se të arrijnë në 2 mijë dollarë vitin e ardhshëm, tha ai. Komentet e Roche vijnë në mesin e lëvizjeve të politikave në bankat kryesore qendrore gjatë muajit të kaluar.

Rezerva Federale e SHBA-ve uli normat e interesit në një shkallë rreth 1.75 % deri në 2 % në muajin Shtator. Banka Qendrore Europiane gjithashtu uli normën e saj kryesore të interesit në një rekord të ulët prej -0.5 % dhe nisi një fushatë të re blerjesh të bonove në të njëjtin muaj.

Në Japoni, ku normat e interesit afatshkurtra janë ende në një territor negativ, Banka e Japonisë sinjalizoi një shanc lehtësimi në Tetor. “Ne jemi më të gatshëm për të reaguar ndaj rreziqeve globale në rritje. Ne do të shqyrtojmë zhvillimet ekonomike dhe ato në çmime përgjatë muajit të ardhshëm dhe do të vendosim nëse do të zbatojmë politika lehtësuese,” tha guvernatori i bankës qendrore Haruhiko Kuroda në një konferencë për shtyp.

Roche tha se bankat qendrore tashmë “shqetësohen me të drejtë” mbi recesionin e ardhshëm pas dështimit për të arritur objektivat e tyre të inflacionit.

Në vend që të thonë se kanë bërë mjaftueshëm, Roche u shpreh se bankat po thonë: “Po, ne kemi nevojë që të shpenzojmë shumë para, por ne edhe mund të ndihmojmë më shumë. Pra, në fakt qeveria shpenzon dhe ne mund t’i furnizojmë me para. Kështu rregullojmë balancat mes nesh siç kemi bërë gjithmonë.”

“Ky është sistemi i sotshëm dhe unë mendoj se është pikërisht ajo që do të ndodhë,” tha Roche. “Ja pse unë blej flori!”

/ Burimi: CNBC

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.