The news is by your side.

Çmimet e naftës tashmë rrezikohen si në krizën financiare të 2008-ës

Coronavirusi me gjithë përhapjen e shpejtë në Kinë paraqet kërcënimin më të madh për tregun e naftës që nga kriza financiare e vitit 2008. Megjithatë, OPEC dhe Rusia ende nuk po bien dakord për një plan shpëtimi. Arabia Saudite, duke kërkuar të qetësojë goditjen nga Coronavirusi, propozoi reduktim të mëtejshëm të prodhimit, gjatë tre ditëve takime në Vjenë këtë javë, por Rusia po tërhiqet nga ujdia edhe pse frika nga Coronavirusin ka ulur çmimet në nivele historike.

Rusët thanë se atyre iu duhet më shumë kohë për të peshuar rekomandimet nga komiteti teknik i grupit dhe për të vlerësuar ndikimin e Coronavirusit në treg, në një kohë që ky i fundit ka bllokuar çmimet e naftës, nxitur nga dobësimi masiv i kërkesës në Kinë, importuesi më i madh dhe epiqendra e rritjes globale të kërkesës për naftë në botë.

Propozimi i marrëveshjes për të ndërhyrë në prodhim me kusht që të kontrollohen çmimet, nga Arabia Saudite, hidhte si ide shkurtimin e prodhimit të naftës me 600,000 fuçi në ditë, nga gati 1 milion fuçi, sipas burimeve të larta të OPEC. Megjithatë konflikti i dukshëm midis OPEC dhe Rusisë duket se nuk do të mjaftojë që grupi do të jetë në gjendje të kontrollojë rënien e mprehtë të çmimeve.

Çmimet e naftës amerikane së fundi janë luhatur në rreth 50.70 dollarë për fuçi, ndërkohë që aktualisht me shqetësimin në rritje dhe numrin edhe më të lartë të viktimave, nafta ka shënuar një rënie prej 20% duke regjistruar nivelin më të ulët të 13 muajve të fundit, rreth 49,61 dollarë për fuçi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.