The news is by your side.

Çfarë duhet të dini mbi teknologjinë sot

  • Aksionet e Netflix patën një humbje të vogël të të ardhurave nga rritja e çmimit të abonimeve. Këto ulje erdhën vetëm disa ditë pasi Netflix aplikoi rritjen më të lartë të çmimit të saj, nga $11 në $13.
  • Investitorët e Amazon po përpiqn të ndalojnë Jeff Bezos në shitjen e teknologjisë së njohjes së fytyrës për agjencitë qeveritare. Aksionerët e Amazon, me aksione me vlerë $1.32 miliardë, kanë paraqitur një rezolutë, e cila do të votohet në takimin vjetor të investitorëve të firmës.
  • Influencuesit e Instagram janë të tronditur nga hakerat, dhe po mundohen të fitojnë sërisht llogaritë e tyre. Influencuesit, llogaria e të cilëve është vjedhur, thanë se aplkacioni ka qenë mjaft i ngadalshëm në dhënien adresave të tyre, madje dhe pasi krijuesit ndoqën hapat e nevojshëm për rimëkëmbjen e llogarisë.
  • Pothuajse 773 milionë llogari  email u ekspozuan në një shkelje masive të të dhënave të njohura si Mbledhja #1. Duket se të dhënat nuk vijnë nga një burim, vend ose kompani e vetme, por është një grumbullim që përfshin fjalëkalime lehtësisht të gjetshëm.
  • CEO i Twitter, Jack Dorsey, dha një intervistë në Huffington Post, i pyetur se çfarë do të bënte kompani nëse Presidenti Donald Trump, do të urdhëronte ndjekësit e tij për të vrarë një gazetar. CEO, edhe pse në intervistë, nuk preferoi të diskutonte mbi këtë çështje.
  • Microsoft njoftoi se do të shpenzojë $500 milionë për ndërtimin e shtëpive me çmim të përballueshëm në Seattle. Në qytete si Seattle dhe San Francisco, ardhja e gjigandëve të teknologjisë ka qenë e lidhur me çmimet e larta të shtëpive.
  • Startup-et e lojërave, Unity dhe Improbable, i kanë dhënë fund betejës publike që përfshinte krijuesin e Fortnite. Unity ka përditësuar kushtet e saj të shërbimeve, dhe zhvilluesi tjetër mund të vazhdojë përdorimin e platformës Unity pa kufizime.

Leave A Reply

Your email address will not be published.