The news is by your side.

Buxheti 2019 siguron rritjen e rrogave

Arben Ahmetaj, ministri i financave, foli për miratimin e buxhetit të vitit 2019 vetëm me votat e marra nga mazhoranca

Ministri tha se me buxhetin e ri do ketë rritje pagash në të gjithë sektorët kryesorë dhe përfitojnë mbi 65 mijë të punësuar. Përpos rrogave, buxheti po ashtu do të sigurojë edhe një rritje me 3% sa i takon nivelit të konsumit.

Kategoritë që përfitojnë rritje page / atlasi.al

Sektori i shëndetësisë do të përfitojë rritje të pagave me 10%, ku përfituesit janë rreth 460.000 mjekë dhe 13.000 infermierë.

Sektori i arsimit do të përfitojë rritje të pagave me 40%.

Sektori i mbrojtjes do të përfitojë rritje të pagave me 20%, ku përfituesit janë rreth 6.000 ushtarakë.

Po ashtu, rritje të pagave do të përfitojnë edhe diplomatët dhe punonjësit e policisë. Për diplomatët, parashikohet një rritje prej 20% e për policinë një rritje prej 7%.

“Buxheti 2019 është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë me 519 miliardë lekë, afërsisht rreth 500 milionë dollarë, i cili i paraprin rritjes ekonomike të 2019, e planifikuar në nivelin 4.2 -4.3 %, pra një rritje ekonomike 4-fish nga gropa e varfërisë, viti 2013, siç e kemi quajtur”

Ky është buxheti i rritjes ekonomike dhe buxheti i uljes së borxhit publik. Vitin tjetër borxhi publik ulet me 3.6 % të PBB dhe shkon në nivelin 65,5 %. Vajtën disa vite radhazi që ulim borxhin publik”- tha Ahmetaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.