The news is by your side.

Buffett shet aksionet tek kompanitë e udhëtimit: Krizë e vështirë, por do ia dalim!

Warren Buffett, një nga miliarderët më të diskutuar ka folur së fundi lidhur me krizën Coronavirus duke u shprehur se ai mbetet i bindur se asgjë nuk mund të ndalojë Shtetet e Bashkuara dhe se Amerika do t’ia dalë të shërohet nga pandemia Covid-19 – ashtu si ndodhi pas krizave të tjera të shekullit të kaluar. Por CEO i Berkshire Hathaway zbuloi gjthashtu se kompania e tij Berkshire ka shitur kohët e fundit të gjitha aksionet e tij në katër kompani linjash ajrore, duke e quajtur investimin tek industria në fjalë një gabim.

Berkshire Hathaway zbuloi në fillim të prillit se shiti aksionet e saj në Delta dhe Southwest, por me kalimin e kohës e njëjta gjë ndodhi edhe me aksionet e tjera pasi sipas Buffet do të duhen vite me radhë që udhëtimi ajror të rimëkëmbet.

Buffett, i cili ka qenë për shumë gjatë në ekonominë amerikane dhe tregun e aksioneve, foli në takimin e aksionarëve vjetorë të kompanisë, takimi i cili u mbajt në të njëjtën ditë kur kompania publikoi ​​rezultatet e tremujorit të parë, një humbje gati 50 miliardë dollarë, më e keqja në historinë e kompanisë.

Buffett filloi takimin duke diskutuar kohët e mëparshme të vështirësive që ai kishte jetuar, të tilla si kriza e raketave Kubane dhe Lufta e Ftohtë, sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe Recesioni i Madh i vitit 2008. Sa herë që dukej se kohërat ishin të errëta, ai tha, Amerika përfundimisht u shërua. Ai pranoi se shpërthimi i Coronavirusit është një sfidë jashtëzakonisht e ndryshme nga ato të urgjencave të tjera kombëtare, por Buffett mbetet optimist. “Ky vend, në 231 vjet që ka tejkaluar ëndrrat e kujtdo!” tha Buffett.

Leave A Reply

Your email address will not be published.