The news is by your side.

BSH kërkon të merren masa për uljen e përdorimit të Euros

Mbledhja e Grupit Këshillimor dhe Stabilitetit Finaciar në Bankën e Shqipërisë, evidentoi rëndësinë e hapave të nevojshëm që duhen ndërmarrë në lidhje me strategjinë e de-euroizimit dhe rritje të përdorimit të monedhës vendase në ekonomi. Që prej memorrandumit të një viti më parë, nënshkruar ndërmjet Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave dhe Autoritetit të Mbikqyerjes Financiare, palët angazhoheshin në nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare në ekonomi dhe sistemin finaciar. Por edhe pas një viti, të vetmet masa rreth situatës janë marrë nga banka qëndrore, ndaj BSH kërkon nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë hapa konkretë për uljen e përdorimit të euros.
Pavarësisht masave të deritanishme, efektet kanë qënë tepër të kufizuara. Kështu pesha e depozitave është rritur lehtë krahësuar me një vit më parë, ndërsa kredia në euro ka ngelur në nivele të përafërta, megjithëse pesha e kredisë në valutë ka rënë. Banka e Shqipërisë bën me dije që masat janë marrë jo thjesht për luhatje dhe ndryshime afatshkurtra të përkohshme në ekonomi, por që të kenë rritje afatgjatë të aktiveve dhe passiveve në balance. Prandaj si BSH ashtu edhe FMN e shohin të domosdoshme uljen e nivelit të përdorimit të panevojshëm të euros, nëpërmjet ndërhyrjes nga Ministria, përfaqësuesit e së cilës u angazhuan në trajtimin me përparësi të situates.

Leave A Reply

Your email address will not be published.