The news is by your side.

Britania e madhe ka gati vaksinën kundër Covid-19 në 2021

Britania e Madhe është një ndër vendet me numrin më të lartë të vitkimave dhe të infektuarve me Covid-19.

Së fundmi në një intervistë për mediat vendase këshilltari shkencor i qeverisë së Britanisë së Madhe, Sir Jeremy Farrar, ka bërë të ditur se vaksina kundër (COVID-19) do të jetë në dispozicion në fillim të vitit 2021.

Farrar theksoi se Task-Forca e vaksinave në Britaninë e Madhe ka bërë një punë absolutisht të jashtëzakonshme dhe se vendi është në një pozitë jashtëzakonisht të fortë. Farrar është pjesë e Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat (SAGE).

“Britania ka qasje në disa vaksina të ndryshme. Vaksinat vijnë në të gjitha llojet dhe qasjet e ndryshme. Britania ka marrë një portofol vaksinash përmes të cilave më shumë se një, jam i sigurt, se do të vijnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”,  është shprehur Farrar.

“Krishtlindjet e këtij viti do të jenë të vështira dhe jo normale për pothuajse të gjithë”, shtoi ai.

Të dhënat e fundit të qeverisë britanike njoftuan për 16 982 persona të tjerë të testuar pozitiv ndaj koronavirusit në Britaninë e Madhe, duke e çuar totalin në 722 409.

Ndërkohë numri i viktimave nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Britani ka shkuar në 43 646 persona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.