The news is by your side.

Braho: Problemi sot nuk është transporti i drogës por i parave

Avokati Ledio Braho gjatë emisionit Ekopolitikë u shpreh se : problemi më i madh sot nuk është transporti i drogës por transporti i parave. Në rast se nje individ do të sjellë 1 milion euro ne Shqipëri nga Anglia atëherë 10% e vlerës është kosto transporti. Pjesën e mbetur pra 900.000 euro ai do e deklarojë si të ardhura nga emigrimi ose nëse ka biznes ne Shqipëri do thotë që kam bërë evazion fiskal dhe kam 900.000 euro të fshehura në shtëpi dhe i sjell si aksione te shoqërisë. Është një vlerë kolosale financiare që futet në ekonominë tonë në këtë mënyrë e përfundon kryesisht në ndërtim. Me kulla që ndërtohen ne Tiranë me çmime të larta besoj se deformojnë konkurrencën dhe për dhjetë vjet do mbeten bosh këto ndërtesa. Sepse nuk ka shumë bizneze që do të donin ambiente me qera me vlerë 3000-4000 euro metri.
Këta persona që bëjnë pastrim parash blejnë e ndërtojnë këto ambiente sepse i del më mirë te marrin këto ambiente sesa ti lënë lekët ti prish uji apo ti hanë minjtë. Në vende të tjera te Europës është shumë e vështirë të investosh ato para ndaj dhe do vijnë më shumë prej amnistisë në Shqipëri.
Në rast se Drejtoria e Pastrimit te Parave do të funksiononte këto lekë që vijnë nga jashtë do kapeshin të gjitha. Në momentin që bëhet amnisti këtu dorëzohen të gjithë institucionet se paraja e drogës do të bëhet legjitime. Kurse sot vjen si pasojë e mos funksionimit të shtetit kurse ligji i amnistisë i bën legjitime këto para.

Leave A Reply

Your email address will not be published.