The news is by your side.

Boris Johnson sërish në karantinë!

Boris Johnson lajmëron sot se ai mund të drejtojë vendin nga aplikacioni online Zoom, për shkak se gjatë një takikmi është infektuar me koronavirus dhe do të vetë-izolohet për dy javë.   

Në një video të postuar nga ambientet e shtëpisë së tij në Downing Street, Kryeministri tha se ai ishte mirë me shëndet dhe nuk ka simptoma. Gjithashtu ai shtoi se “lajmi i mirë është se NHS Test&Tracing po funksionon gjithnjë e më shumë.”

Ai theksoi se “Ne duhet të ndërpresim përhapjen e sëmundjes dhe një nga mënyrat se si mund ta bëjmë atë tani është duke u izoluar për 14 ditë kur të kontaktoheni nga NHS Test&Tracing dhe unë po e bëj këtë me gjithë zemër, me optimizëm dhe besim.”

Johnson u takua me një grup të vogël ligjvënësish për rreth gjysmë ore të Enjten, duke përfshirë edhe dikë që më pas zhvilloi simptoma të koronavirusit dhe doli pozitiv.

Zyrtarët thanë se ata do të diskutojnë me autoritetet parlamentare se si Johnson mund të marrë pjesë në distancë në biznesin e Parlamentit.

Britania e Madhe është vendi më i prekur i Europës me gati 52,000 vdekje të konfirmuara nga COVID-19 dhe më shumë se 1.3 milion infeksione.

Leave A Reply

Your email address will not be published.