The news is by your side.

Bode: borxhi është i keq por i domosdoshëm

Në një intervistë për Ora Neës Ish ministri i Financave të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, është shprehur se deficiti buxhetor për vitin 2020 do të jetë më i larti në historinë e shtetit. Sipas tij marrja e Eurobondit ishte pozitive por nga ana tjetër ky borxh do të sjellë vështirësi për financat publike.

Sipas tij ”Instrumenti i zgjedhur për mua është i përshtatshëm. Jo sepse ka kosto më të ulët por sepse është më i sigurt, është më afatgjatë, dhe jep një kontribut në ekonominë shqiptare sepse fut para të freskët në një periudhë që ka nevojë. Deficiti buxhetor do jetë më i madhi historik që ka pasur ndonjëherë vendi dhe ka nevojë të financohet. Sigurisht që borxhet janë kosto shtesë. Nuk shlyhet vetëm borxhi por edhe interesat. Kjo e bën borxhin më të kushtueshëm në krahasim me instrumentet e tjerë, por kur ekonomia kërkon të stimulohet, apo në rastin tonë edhe të fatkeqësisë natyrore, rritja e deficitit dhe borxhit publik bëhet e pashmangshme. Sot e gjithë bota i është drejtuar rritjes së deficitit dhe borxhit publik si instrumente për të zhbllokuar ekonominë si pasojë e pandemisë dhe karantinës.”

Ridvan Bode: ”Ky borxh sigurisht do dëmtojë kapacitetin tonë afatmesëm, afatgjatë për të  marrë borxh dhe për të qenë kompetitivë në tregjet financiare globale, por mendoj që kështu u gjykua për të kapërcyer situatën. Rritja e borxhit publik, përveç nevojës për të shlyer huanë e marrë ndër vite, do të implikojë edhe kostot që vijnë nga interesat e borxhit. Ne kemi kontraktuar një borxh publik  i cili nuk bazohet në norma fikse interesi. Borxhi është i keq në perspektivë, por është i domosdoshëm në një moment të caktuar për të mos bllokuar tërësisht ekonominë apo për të provuar më të keqen që do ishte degradim i ekonomisë së vendit apo i mirëqënies sociale. Është një marrëveshje ose pazar që bën politika e momentit me të ardhmen.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.