The news is by your side.

Bloomberg: Fitorja e partive opozitare në Kosovë, sinjali se populli po largohet nga politikanët e vjetër

Partitë opozitare në Kosovë fituan zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme, duke sinjalizuar qartazi një largim nga politikanët që dolën në pah si luftëtarë guerilë kundër Serbisë fqinje në vitet 1990. Me një trashëgimi të përbashkët luftrash, që pengon anëtarësimin në Bashkimin Evropian për të dyja palët, votimi i së dielës shënoi një humbje për kryeministrin në largim Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen në korrik për t’u përballur me marrjen në pyetje nga një gjykatë e krimeve të luftës. Ai kishte bërë fushatë për një takes importi 100%, që vendosi ndaj produkteve serbe vitin e kaluar në shenjë hakmarrjeje për lobimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Lëvizja e majtë Vetëvendosja, e udhëhequr nga Albin Kurti dhe Lidhja Demokratike e qendrës së djathtë, e udhëhequr ish-kryeministri, Isa Mustafa, morën përkatësisht 26% dhe 25% të votave, sipas rezultateve pothuajse të plota. Menjëherë pas përfundimit të rezultateve, Kurti tha të hënën se dy partitë mund të formojnë një qeveri koalicioni, siç raportojnë mediat lokale.

Nga ana tjetër, partia e Kryetarit të Parlamentit Kadri Veseli u rendit në vendin e tretë me 21% të votave, ndërkohë që koalicioni i udhëhequr nga Haradinaj arriti të marrë vetëm 12%.

Dy partitë e opozitës që fituan shumicën e votave kanë qenë kritike ndaj politikave të Haradinaj. Pavarësisht kësaj, të gjitha grupet kryesore në Kosovën me shumicë etnike popullsinë shqiptare, kërkojnë njohje të pakushtëzuar të pavarësisë nga Serbia dhe refuzojnë lëshimet siç mendohej një shkëmbim tokash i lançuar vitin e kaluar nga presidentët e Serbisë dhe Kosovës.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE për të normalizuar marrëdhëniet ngecën në vitin 2018, por presidenti serb Aleksandar Vuçiç, të dielën vonë në përfundim të orarit zyrtar të procesit zgjedhor është shprehur se vendi i tij ishte i gatshëm të rifillojë negociatat me këdo që formon një qeveri të re në Kosovë, me kusht që të hiqet pengesa tregtare.

Kosova u shkëput nga Serbia në vitin 2008 dhe po kërkon njohje të plotë ndërkombëtare si një shtet i pavarur dhe një marrëveshje e qëndrueshme paqeje me fqinjin e saj, pasi të dy vendet e Ballkanit kërkojnë të përparojnë drejt anëtarësimit në BE.

Serbia nga ana tjetër duket e vendosur për të mos e njohur kurrë Kosovën si shtet, një qëndrim i mbështetur nga Rusia dhe Kina në organizatat ndërkombëtare. Pavarësia e Kosovës njihet nga më shumë se 100 vende të tjera, përfshirë SHBA dhe të gjitha, përveç pesë shteteve të BE-së.

/ Burimi: Bloomberg

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.