The news is by your side.

Bie indeksi i ndjesisë ekonomike / Cfarë do të thotë kjo për ekonominë

Biznesi merr rrezik për sipër kur parashikon të ardhmen. Nëse e sheh të ardhmen optimiste dhe me mundësi për të ndryshuar gjërat atëherë ai është i gatshëm të investojë kursimet e tij ose të marr kredi që nga para cash të shndërrojë në prodhim apo shërbim për të fituar më shumë nga cka aktualisht. Është parim i thjeshtë. Ndërkohë ndër vite Banka e Shqipërisë ka ndërtuar një pyetësor që mundohet të masë ndjeshmërinë e ndërmarrjeve në Shqipëri përsa i përket ekonomisë.  Të dhënat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë nuk janë aspak inkurajuese. Përkundrazi ato tregojnë se  treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) gjatë tremujorit të dytë shënoi nivelin më të ulët historik që prej fillimit të matjes së tij në vitin 2002.

Kjo e dhënë është indikator i rëndësishëm për të parë si mundet të ndryshojnë politikat publike. Është e qartë se masat e ndërmarra nga qeveria gjatë mbylljes së ekonomisë nuk kanë qënë efikase. Pritshmëria e biznesit se gjërat nuk janë mirë e pritet të mos jenë mirë do të ndikojë direkte në planet e tyre të biznesit duke ndikuar në këtë mënyrë në rënie të kredimarrjes, të taksave dhe të vendeve të punës. Masat e qeverisë duhet të marrin parasysh këtë indikator për të  rikthyer besimin në politikat ekonomike. Fundi i vitit do të jetë shumë vonë. E pasojat do ti ndjejmë të gjithë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.