The news is by your side.

“Biden Economy” njihuni me planin e rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane

Plani i rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane të shkatërruar nga pandemia e koronavirusit do të bëhet publik nga presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvëndësja e tij Kamala Harris.

Objektivi i këtij plani është krijimi i së paku 11 milionë vendeve të punës dhe lufta kundër pabarazive ekonomike e sociale. Ekipi i ekonomistëve të presidentit të zgjedhur e ka nisur tashmë punën, pavarësisht vështirësive të lidhura me tranzicionin e pushtetit të marrjes së detyrës dhe ish presidentit Donald Trump që ende nuk e ka njohur fitoren e rivalit të tij. 

“Sa më shpejt të kemi një plan tranzicioni, aq më shpejt do të mund të avancojmë me vaksinën. Ka ardhur koha që të vlerësojmë punën dhe jo vetëm pasurinë. Ajo që duhet janë vendet e mira të punës, ato më dinjitoze” -është shprehur Biden.

Leave A Reply

Your email address will not be published.