The news is by your side.

BE merr në pyetje Facebook për kriptomonedhën Libra dhe sigurinë e saj

Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian i ka dërguar një dokument me një sërë pyetjesh Facebook dhe Shoqatës Libra, duke kërkuar sqarime në lidhje me monedhën e tyre digjitale të quajtur Libra, të cilën rrjeti social ka vendosur ka sjellë si risi, për lehtësimin e kryerjes së transaksioneve monetare, vetëm duke pasur një llogari në Facebook.

Megjithatë sipas një zëdhënësi nga autoritetet në fjalë, pyetjet e reja të parashtruara nga Komisioni Evropian tejkalojnë shqetësimet e mëparshme antitrust të ngritura mbi Shoqatën Libra dhe mënyrën se si e gjitha kjo do të implementohet apo sa i sigurt do jetë procesi, në një kohë kur siguria e të dhënave personale në Facebook është bërë shumë herë objekt skandalesh të mëdha.

Pyetësori ka shtuar një tjetër shtresë shqyrtimi në projektin e monedhës digjitale që Facebook filloi në qershor. Që kur u zbulua, rregullatorët, politikëbërësit dhe politikanët në të gjithë botën janë përqendruar në kritikat dhe dobësitë e projektit.

Nisma e fundit rreth marrjes në pyetje nga BE u raportua për herë të parë të dielën nga Financial Times, që kishte siguruar edhe një kopje të dokumentit origjinal. Sipas burimeve, këtë herë BE ka ngritur shqetësime serioze për stabilitetin financiar, pastrimin e parave dhe rreziqet që i kanosen privatësisë.

Vendet evropiane, me në krye Francën janë zotuar të bllokojnë hedhjen e kriptomonedhës në tregjet e Unionit, duke thënë se ajo paraqet një rrezik për sovranitetin e monedhave kombëtare. Rregullatorët e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave në Evropë gjithashtu kanë shprehur dyshime në lidhje me kombinimin e “rezervave të mëdha” të informacionit personal dhe financiar që do të mblidheshin nga implementimi i një projekti të tillë.

Nga ana tjetër, ndërkohë që anëtarët e Komitetit të Shërbimeve Financiare kanë duke kërkuar dëshmi edhe nga CEO i Facebook Mark Zuckerberg, lidhur me planet e kompanisë në lidhje me Libra-n, PayPal ka njoftuar gjithashtu se është tërhedur nga Shoqata Libra, organizata jofitimprurës me bazë në Zvicër, që mbikëqyr projektin. Firma e pagesave PayPal tha se, në vend të kësaj, do të përqëndrohet në përpjekjet e saj për “demokratizimin e aksesit në shërbimet financiare”.

Qëllimi i Shoqatës Libra është krijimi i një rrjeti pagesash të shpejta, me kosto të ulët që mund të “fuqizojë miliarda njerëz me shërbime financiare.” 27 anëtarët themelues të shoqatës, përfshirë Facebook dhe kompani të tjera teknologjike si Uber dhe Spotify, kanë planifikuar të takohen javën e ardhshme në Gjenevë të Zvicrës, për të diskutuar pikërisht të gjitha këto përqasje pesimiste kundrejt monedhës Libra.

Në një mesazh të premten, ku u njoftua takimi, Shoqata Libra gjithashtu ka theksuar se plot 1.500 subjekte kanë qënë tepër entuziaste dhe kanë treguar interes për të marrë pjesë në projekt.

/ Burimi: CNBC

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.