The news is by your side.

BE: 100 milionë dollarët e tërmetit për shkolla e për bibloteka

Para pak orësh BE ka aprovuar fondin prej 100 milionë dollarësh të premtuar në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. “Nëpërmjet kësaj pakete ne po tregojmë vendosmërinë për të ndihmuar Shqipërinë dhe qytetarët e saj dhe vendosmërinë për të mbështetur Shqipërinë drejt të ardhmes së saj në BE”- tha Oliver Varhelyui, Komisioner për Zgjerimin. Këto fonde do të përdoren për rindërtimin e infrastrukturës së arsimit për të lejuar fëmijët e të rinjtë të rikthehen në shkolla me standarte. Po ashtu fondet janë për të përmisuar trashëgiminë kulturore në vend si për bibloteka, muzeume dhe site arkeologjike për të ndihmuar ekonominë lokale Të gjitha fondet do të përdoren nën moton “Ndërto më mirë” duke ndjekur standarte të larta të BE-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.