The news is by your side.

Banka e Shqipërisë: Edhe pse në kohë pandemie, çmimet e banesave rriten më shumë

Banka e Shqipërisë ka kryer një sondazh kohët e fundit për shitjen ose blerjen e banesave në Tiranë, i cili ka rezultuar me një rritje drastike.

Sipas sondazhit, çmimet e banesave në zonat luksoze jashtë qytetit janë rritur me 50%, ndërsa në zonat qendrore dhe në periferi kanë pësuar një rënie të lehtë.

Ndërkohë, në zonat bregdetare çmimet e shtëpive kanë pasur një rënie prej 15% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

Gjithashtu, agjentët e shit-blerjeve të shtëpive, tregojnë se rreth 35% e blerësve jetojnë jashtë Shqipërisë.

Personat e pyetur rreth çmimeve kanë treguar se pritet të ketë një rritje me 67% të banesave në zona të tjera të vendit.

Edhe pse vendi ndodhet në vështirësi dhe në kohën e pandemisë, jetesa sa vjen e bëhet më e shtrenjtë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.