The news is by your side.

B.SH/ Rritet kredia në monedhën vendase

Gjatë muajit Prill Bankat kredituan me 13.5 miliardë lekë bizneset vendase nga  të cilat 73% e kredisë u dha në monedhë vendase duke reflektuar rritje të kërkesës së kredisë në lekë pas uljes së normës bazë të interesit nga Banka Qëndrore.  Në muajt e shkuar kredia në lekë ka zënë 30%-60% të kredisë së re.

Po ashtu gjatë muajit Prill vihet re që 54% e kredisë së re të marrë në lekë ka shërbyer si kredi për kapital qarkullues duke reflektuar ngercin që kanë patur bizneset për likuiditet. Ndërkohë që gjatë periudhës së muajit mars kur qeveria akoma nuk kishte bërë me dije fondin e garancisë sovrane bizneset u orientuan kryesisht në overdraft si mënyra më e shpejtë për të shlyer detyrimet afatshkurtëra.

Leave A Reply

Your email address will not be published.