The news is by your side.

Austria në karantinë për herë të dytë

Banorët e Vjenës shijuan ditën e tyre të fundit të lirisë, pasi duke nisur nga dita e sotme vendi hyn në bllokim të dytë kombëtar, i cili pritet të zgjasë të paktën deri në tri javë.

Sikundër shumë shtete evropiane që ndodhen në izolim kjo masë synon të parandalojë rritjen e rasteve me covid-19, por edhe për të lehtësuar sistemin shëndetësor.

Si pjesë e bllokimit të ri, çdo subjekt do të mbyllë aktivitetin e tij. Dy ditë më parë kancelari Kurz u kërkoi qytetarëve të mos takohen me familjarët duke shtuar se shkollat do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online. Ndërkohë, austriakëve u është kërkuar që të punojnë nga shtëpia.

Vendet në të gjithë Evropën po përjetojnë një rritje të rasteve me koronavirus, mes tyre edhe Suedia që paralajmërojnë se është shumë herët për të planifikuar për udhëtimet e Krishtlindjeve.

Kujtojmë se dhe në Shqipëri masat janë shtrënguar dhe vendime të reja priten dita ditës në varësi të situatës ose rasteve të prekur me Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.