The news is by your side.

Arrin në 40 numri i viktimave të tërmetit

Ka arritur në 40 bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Durrës, i ndjekur nga një sërë goditjesh të tjera të forta dhe lëkundjesh më të lehtaqë ende vazhdojnë kanë shembur shumë pallate dhe shtëpi, rrënojat e të cilave kanë bllokuar shumë banorë. Operacionet e kërkim- shpëtimit për gjetjen e të humburve dhe nxjerrjen e tyre nga mbetjet inerte të banesave vazhdojnë.

16 prej viktimave janë shënuar në Durrës, ndërkohë që 23 të tjerë kanë humbur jetën në Krujë dhe zonat përreth, ku Thumana ka qënë një nga zonat më të prekura nga lëkundjet shkatërrimtare. 1 viktimë gjithashtu është shënuar në Lezhë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.