The news is by your side.

Arrihet pakti, qeveria gjermane ndihmon Lufthansën me 10 miliardë dollarë

Lufthansa dhe qeveria gjermane kanë arritur marrëvshjen rreth një ndihme prej 9 miliardë eurosh (9.8 miliardë dollarë), pas javësh të gjata bisedimesh të forta mbi të ardhmen e linjës ajrore globale udhëheqëse të Europës. Paketa e shpëtimit do t’i japë qeverisë 20% të aksioneve të grupit, i cili zotëron linja ajrore në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Belgjikë, si dhe dy vende në bordin ekzekutiv të kompanisë.

Lufthansa tha në një deklaratë të hënën se Fondi Federal i Stabilizim Ekonomik të Gjermanisë, i cili është duke u përdorur për të ndihmuar kompanitë e goditura nga pandemia Coronavirus, ka miratuar një “paketë stabilizimi”, të cilin e mbështet gjithashtu edhe bordi ekzekutiv i kompanisë.

Qeveria po injekton deri në 5.7 miliardë € (6.2 miliardë dollarë) për kompaninë ajrore, duke fituar një kthim që fillon me 4% këtë vit dhe tjetër interes përpara se të maturohet. Paketa gjithashtu përfshin një strukturë krediti tre vjeçare deri në 3 miliardë euro (3.3 miliardë dollarë), shumica e të cilave do të vijnë nga Banka Shtetërore për zhvillim në Gjermani KfW.

Për më tepër, qeveria do të marrë 20% të aksioneve në Lufthansa me një vlerë rreth 2.56 € për aksion (2.79 dollarë), ose gati 300 milion € (327 milion dollarë). Qeveria ka mundësinë që të rrisë aksionet deri në 25% dhe ajo ka rënë dakord të shesë plotësisht aksionet e saj deri në fund të vitit 2023, duke iu nënshtruar ripagimit të plotë të investimit prej 6.2 miliardë dollarësh. Aksionet e Lufthansa në burse gati u përgjysmuan këtë vit, pas përhapjes së pandemisë, duke e mbyllur me rreth $ 8.64 (9.41 $) për aksion në Frankfurt të hënën.

“Para pandemisë, kompania ishte e shëndetshme, fitimprurëse dhe kishte perspektiva të mira për të ardhmen, por aktualisht ajo përballet me një emergjencë ekzistenciale për shkak të krizës Coronavirus.” tha qeveria në një deklaratë. “Paketa e stabilizimit të qeverisë federale merr parasysh nevojat e kompanisë, si dhe nevojat e taksapaguesve dhe punonjësve të Grupit Lufthansa.”

Lufthansa, e cila shënoi një humbje të tremujorit të parë prej 1.2 miliardë eurosh (1.3 miliardë dollarë), nuk pret që aviacioni global të rikuperohet nga pandemia për disa vjet. Kompania është duke mbyllur kompaninë e saj Germanwings dhe planifikon të mbyllë rreth 10,000 vende pune.

Leave A Reply

Your email address will not be published.