The news is by your side.

Apple synon të krijojë kartë krediti me bankën Goldman

Marrë nga : The Times / Business Section

Gjigandi i teknologjisë Apple ka plan të ofrojë një kartë krediti në muajt e ardhshëm në bashkëpunim me Goldman. Kjo I shërben aplikacionit të Apple wallet (kuleta). Sipas Wall Street Journal aplikacioni wallet I lejon përdoruesit e IPhone të bëjnë pagesa direkte me celular duke e lidhur atë me kartën e kreditit. Apple ka patur rënie të shitjeve vitin e shkuar dhe kjo lëvizje vjen si një lehtësim për klientët e saj për të patur me shumë shërbime e per rrjedhojë të gjenerojë me shumë të ardhura nga shërbimet ekstra.

Goldman nga ana e saj e sheh si mënyrë për të aksesuar më shumë klientë të rinj që përdorin telefonin për gjithçka e shohin teknologjinë si shumë të rëndësishme në jetën e tyre. Goldman është një bankë investimesh që gjithnjë ka qenë e lidhur me institucione investimesh ose me qeveri. Por me ndryshimet teknologjike Goldman ka vendosur të ofrojë kartën e saj të parë të kreditit dhe ka rritur të krijojë dhe llogaritë e para të kursimit ku 7 miliarde dollarë vijnë vetëm nga UK. Konsumatoret do të marrin 2% të blerjes mbrapsht për të tërhequr më shumë konsumator dhe mendohet që kjo do jetë dhe me è lartë për blerjet në Apple. Kartat thotë WSJ do të përdoren në rrjetin e Mastercard.

Leave A Reply

Your email address will not be published.