The news is by your side.

Angli, shënohet viktima më e re në moshë nga koronavirusi

Një djalë 10-vjeçar, i cili kishte edhe disa probleme të tjera shëndetësore, është bërë një nga personat më të rinj që humb jetën nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar.

Fehzan Jamil vdiq në Royal Bradford Infirmary të hënën pasi u prek nga virusi, duke e lënë familjen e tij në dhimbje të papërshkrueshme . Prindërit e tij të shkatërruar, Tayyaba dhe Mohammed Jamil, thanë se djali i tyre i vogël ishte një fëmijë shumë pozitiv, megjithëse vuante nga epilepsia.  

Nëna dhe babai, nga Bradford, e përshkruan djalin e tyre si një luftëtar të guximshëm gjatë kësaj pandemia vdekjeprurëse. Familja shprehet se ka bërë të pamundurën bashkë me stafin mjekësor për t’i shpëtuar jetën fëmijës, por fatkeqësisht koronavirusi e mori atë.

Fehzan besohet të jetë një nga viktimat më të reja të pandemisë së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.