The news is by your side.

Aksidentohet Biden, ja çfarë i shkruan Trump…

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden u ekzaminua nga një mjek gjatë ditës së sotme për një dëmtim në kyçin e këmbës, ndërsa po luante me një nga qentë e tij.

Incidenti ndodhi ndërsa demokrati po kalonte fundjavën e festës së “Falënderimeve” me familjen në Rehoboth Beach, ku ata kanë një shtëpi pushimi.

Ekipi pranë Biden tha se është kontaktuar një ortoped, për të bërë ekzaminim dhe për të vërejtur se çfarë problemesh shëndetësore ka kreu i shtetit amerikan.

Biden do të bëhet presidenti i 46-të më 20 janar të vitit të ardhshëm pasi ka fituar zgjedhjet ndaj Donald Trump.

Edhe pse duket e çuditshme, pikërisht Trump i ka uruar Biden-it një shërim sa më të shpejtë nga incidenti.

Donald Trump me anë të një statusi në “Twitter”, ka shpërndarë një video të Joe Biden, ndërsa ka shkruar “Shërim të shpejtë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.