The news is by your side.

A pranon në të vërtetë Harvardi aplikantët më të zgjuar?

Studimi i ri tregon se universiteti nganjëherë favorizon atletët dhe ata të cilët kanë patur të afërm në Harvard me nota të dobëta mbi studentët me notat më të mira.

Universitetet më prestigjoze të botës janë kryesisht në dy vende, Amerikë dhe Britani. Megjithatë, çuditërisht, një sistem më aristokratik se sa meritokratik nuk gjendet në vendin që ka një Dhomë Lordësh dhe një monarki trashëgimtare, por në vendin e individualizmit të mprehtë. Gjithsesi, sistemi amerikan është nën sulmim. Në një rast të vëzhguar nga afër, i cili filloi në vitin 2014, një grup jofitimprurës i krijuar për të sfiduar preferencat raciale në pranimet në kolegje paditi Harvardin duke pretenduar se universiteti favorizon aplikantët e zinj dhe latinët në kurriz të aziatikëve. Më 1 Tetor një gjykatë federale në Boston vendosi në favor të universitetit, duke refuzuar pretendimin se universiteti diskriminon me qëllim aplikantët aziatikë.

Vendimi përfaqëson një fitore për Harvardin. Por nxënësit aziatikë të shkollave të mesme që shpresojnë të sigurojnë hyrjen në një nga universitetet më të mira të Amerikës mund të mos jenë dhe aq të kënaqur. Një raport i kohëve të fundit nga tre ekonomistë, njëri prej të cilëve ishte dëshmitar eksperize për paditësit, ndihmoi në ilustrimin e situatës së tyre. Autorët zbuluan se 43 % e studentëve të bardhë që u pranuan në Harvard në klasat nga 2014 deri në 2019, morën një trajtim preferencial sepse ishin “studentë trashëgimie” (ata që kanë patur të afërm më parë në universitet), atletë, “në listën e interesave të dekanit” ose fëmijë të trupit pedagogjik. Ata vlerësojnë se shumica prej këtyre nuk do kishin hyrë në universitet po të mos ishte për zgjedhjen preferenciale. Favorizimi që u jepet këtyre aplikantëve është po aq i lartë sa ai që u jepet të zinjve. Si rezultat, tkurret numri i aziatikëve ngaqë marrin më pak preferenca për t’u pranuar. Një student i bardhë, që është pranë fundit të turmës akademikisht, ka pothuajse të njëjtat shance që të pranohet me një aplikant tipik aziatik që ndodhet në dhjetëshen e parë.

Kjo ka pak gjasa që të jetë fjala e fundit mbi çështjen. Pranimet e ndërgjegjshme me dallime raciale në universitetet elitare amerikane janë të vlefshme kushtetueshmërisht vetëm nëse përdoren për të ruajtur diversitetin. Allison Burroughs, gjykatësja e çështjes, pranoi se nëse do të hiqnin preferencat do të rriste numrin e studentëve me ngjyrë. Por ajo konkludoi se duhet që të mbeten ende për shkak se “Harvardi do të ishte shumë më pak konkurrues në Ligën ndërkolegjiale sportive Ivy, gjë që mund të ndikojë negativisht Harvardin dhe eksperiencën studentore” dhe se universiteti i nivelit të lartë mund të mos mbetet i tillë pa një reputacion të mirë për studentët pasardhës. (Lëre fare që garat lundruese nuk janë fokusi qendror i jetës studentore dhe disa akademikë mund të duan sërish që të punojnë aty.) Gjykatësja Burroughs shfaqi një nivel të mrekullueshëm shquarje për argumentin e universitetit. Nëse çështja mbërrin në Gjykatën Supreme, me siguri që nuk do shfaqin të njëjtin nivel.

/ Burimi: Bloomberg

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.