Cdo familje paguan 100 euro Bashkisë Tiranë për infrastrukturën arsimore
Cdo muaj bashkë me faturën e ujit familjet shqiptare paguajnë 150 lekë taksë e përkohëshme për infrastrukturën arsimore. E parë në pagesë mujore duket sikur taksa e përkohëshme nuk ndikon shumë në buxhetine familjeve shqiptare dhe në buxhetin e qytetarëve të Tiranës. Por në fakt për një periudhë shtatë vjecare që është menduar implementimi i kësaj takse cdo familje i duhet të paguajë përkatësisht 12.700 lekë në total ose 100 euro për familje. Qytetarët paguajnë dhe taksa të tjera qeverisë qëndrore për arsimin dhe i duhet të paguajnë dy herë taksa për infrastrukturë publike si shkolla.
Kategoria | Taksa Vjetore | Vite | Total |
Familjaret | 1,800 Lek | 7 | 12,600 Lek |
Biznes I Vogel shitje pakice | 4,000 Lek | 7 | 28,000 Lek |
Biznes I Mesem shitje pakice | 15,000 Lek | 7 | 105,000 Lek |
Biznes I Madh shitje pakice | 22,000 Lek | 7 | 154,000 Lek |
Në total qyteti i Tiranës pa njësitë e tjera administrative ka 280.112 familje në të dhënat zyrtare. Kjo do të thotë që familjarët në fund të shtatë viteve u duhet të paguajnë në total 28,011,200 EURO vetëm për infrastrukturën arsimore. Një shumë e madhe për një qytet që po vuan nga rritje të herëpasherëshme të taksave lokale dhe qëndore. Vetëm këtë vit janë rritur sërish taksat e shërbimit të pastrimit me mbi 15% për biznese të ndryshme në Tiranë. Teksa Bashkia thith gjithnjë e më shumë fonde nga ekonomia e Tiranës për të kryer investime sipas prioriteteve të saj qyteti po thahet nga likuiditeti e nga politikat e rritjes së vazhdueshme të taksave.