The news is by your side.

A duhet të paguajnë taksa punonjësit nga shtëpia

Kur ekonomistët në Deutsche Bank Research propozuan një taksë të veçantë mbi të ardhurat e njerëzve që punojnë nga shtëpia, ata ose provokuan qëllimisht, ose nuk prisnin që ideja e tyre do të kritikohej.

Ideja ishte vendosja e një takse prej 5% mbi fitimet bruto të njerëzve që punojnë nga shtëpia. Sugjerimi u bë me supozimin se të prekurit do të gëzonin një marrëveshje më të mirë duke qëndruar në shtëpi, ndërsa “supozohej” se nuk do t’i jepnin aq sa duhet ekonomisë.

“Një pjesë e madhe e njerëzve janë shkëputur nga realiteti i mëparshëm,  por ende po bëjnë një jetë të plotë ekonomike” tha strategu i Deutsche Bank, Luke Templeman, në një artikull.

“Kjo do të thotë që ata që punojnë  në distancë po kontribuojnë më pak në infrastrukturë dhe ekonomi, ndërsa marrin akoma përfitimet e saj” -argumentoi Templeman.

Raporti arsyeton se një punonjës mesatar që punon nga shtëpia nuk harxhon asgjë në infrastrukturë apo  transport, duke mos qenë i detyruar të udhëtojë, ashtu sikurse nuk konsumon drekë gjatë udhëtimit.  Templeman citoi gjithashtu “se blihet më pak rroba zyre”.

“Për vite, ne kemi pasur nevojë për një taksë për punonjësit nga shtëpia.  COVID sapo na e bëri të qartë” tha Templeman, duke theksuar, megjithatë, se taksa nuk duhet të merret gjatë pandemisë aktuale kur njerëzit detyrohen, ose rekomandohen shumë, të qëndrojnë në shtëpi. Përkundrazi, duhet të konsiderohet nga politikëbërësit pas përfundimit të kërcënimit COVID-19, kur puna nga shtëpia mund të jetë kthyer në normalitetin e ri.

Raporti i ekspertëve të Deutsche Bank thotë se një taksë prej 5% mbi të ardhurat, për punën nga shtëpia, mund të grumbullojë rreth 20 miliardë euro në Gjermani dhe  49 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ideja e ekonomistëve është që të përdorin paratë për subvencionimin e punëtorëve me pagë më të ulët, për të cilët ata thonë se normalisht, nuk mund të bëjnë punën e tyre nga shtëpia.

“Nëse doni të rishpërndani të ardhurat, duhet ta bëni këtë në mënyrë rigoroze në bazë të performancës ekonomike të njerëzve” tha për Deutshce Welle – Jan Schnellenbach, ekonomist nga Universiteti i Teknologjisë së Brandenburgut në Cottbus.

“Një taksë më e lartë mbi të ardhurat për njerëzit që punojnë nga shtëpia do të binte ndesh me pothuajse çdo parim themelor të legjislacionit tatimor në këtë vend dhe vështirë se do të konsiderohej si një veprim i drejtë nga shumë njerëz”  tha ai DW. “Për më tepër, njerëzit që punojnë nga shtëpia nuk përdorin infrastrukturën publike dhe të korporatave dhe taksimi i kësaj do të ishte absurde” shtoi eksperti.

Një studim nga Qendra Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) tregon se punëtorët në distancë kanë pasur jo pak ndikim në përmirësimin e shumë prej infrastrukturës dixhitale të kompanive. Në përgjithësi, shumë firma tani janë më të pozicionuara për të përmbushur sfidat e së ardhmes dhe po ndërmarrin hapa që ka shumë të ngjarë të mos i kishin marrë kaq shpejt, nëse nuk ishin, pa kalimin e përgjithshëm të punës nga shtëpia.

Vetëm kjo i bën shumë ekonomistë të dyshojnë nëse pretendimi i raportit të Deutsche Bank Research se punëtorët e largët kontribuojnë më pak në ekonomi direkt ose indirekt, mund të vërtetohet vërtet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.