The news is by your side.

$8 000 për një transfuzion gjaku

  • Një startup i quajtur Ambrosia Medical, faturon individët që duan transfuzion me gjak të ri rreth $8 000, nëpërmjet pagesave dhe procedurave online.
  • Sipërmarrësi i këtij startup-i është diplomuar në Stanford, njoftoi se kompania e tij kishte në plan të operonte në pesë qytete te SHBA.
  • Kohët e fundit, Ambrosia ka përfunduar gjyqin e parë klinik të dizajnuar për të vlerësuar përfitimet e procedurës, por ende rezultatet nuk janë publikuar.
Ambrosia u themelua me qëllimin kryesor, që është mundja e plakjes duke rinovuar organet e trupit, nëpërmjet furnizimit me gjak nga donatorë të rinj.
Kohët e fundit, kompania është vendosur në punë, madje ka përditësuar dhe uebin e saj online me vendndodhjet e klinikave dhe procedurave të pagesës nëpërmjet PayPal. Kompania ofron dy mundësi: një litër gjak i ri kushton $8 000, ndërsa dy litra kushtojnë $12 000.
Në vitin 2017, Ambrosia regjistroi njerëz në një process klinik të dizajnuar për të zbuluar se çfarë ndodh kur venat e të rriturve furnizohet me gjak nga donatorë më të rinj në moshë. Rezultatet e këtij studimi ende nuk janë publike, por, thuhet se janë pozitive.

blood

Për shkak se transfuzionet e gjakut janë të miratura tashmë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, qasja e Ambrosia duket se ka dritën e gjelbër për të nisur si një trajtim.
Duket se për Ambrosia ka pasur një interes të madh. Gati një javë pas vendosjes së faqes së saj të parë në shtator, kompania ka marrë rreth 100 pyetje për mënyrën e trajtimit. Këto pyetje më pas sollën e krijimin e listës së parë të pritjes së kompanisë.
“Gjyqi ishte një studim investigativ, dhe ne pamë disa gjëra mjaft interesantë të cilat do t’i publikojmë në vazhdim. Gjithashtu planifikojmë të hapim klinikat të cilat do të jenë në dispozicion për të gjithë të interesuarit.”
Por, derisa të gjitha rezultatet të bëhen publike, është e vështirë të vlerësohet nëse kjo procedurë është e shëndetshme dhe nëse do të ketë benefitet e pritura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.