The news is by your side.

25 raste të reja/ Qeveria trembi popullin por jo virusin

Që në ditët e para qeveria shqiptare vendosi të friksonte popullin shqiptar si strategji i kontrollit të COVID-19.  Në daljen e tij të parë pas vendimit për të izoluar popullin në shtëpi kryeministri Rama do të shprehej : “ motra e vëllezër, ndajeni mendjen bashkë me mua, se në këtë luftë jemi vetëm dhe kemi vetëm njëri-tjetrin! O luftojmë bashkë, si një si një njeri i vetëm kur përballet me hijen e vdekjes, o të gjithë bashkë si popull do të biem në një humnerë, ku  njësoj si të vdekurit e shkretë dhe të panumërt, në zonën e Bergamos, s’do ketë kush të na varrosë e jo më të na qajë!”

Kushdo që lexon këto rradhë sheh se strategjia e vetme e qeverisë ishte paniku në popull dhe justifikimi i mbylljes së shoqërisë me shpresën se numrat e të prekurve do ishin të ulët dhe po ashtu me shpresën se politikisht qeveria do të dilte fitimtare. Por dy muaj më vonë numrat e të prekurve ditor janë më të larta se dhe muajin e parë të “epidemisë”. Grafiku shqiptar nuk pati kurrë një majë e më pas një rënie të kurbës. Përkundrazi tregon një crregullsi të pakuptueshme. Kryesisht kjo vjen se pas frikës së parë për mijra të vdekur e shuarje të farës shqiptare nga COVID-19 njerëzit kuptuan që qeveria e ekzagjeroi komunikimin dhe veprimet e saj në mënyrë të njëanëshme pa e koordinuar shqetësimin me publikun. Fundjava të mbyllura e me dalje selketive për gra e pleq e bënë publikun mosbesues ndaj qeverisë. Pasi ai trajtoi si të paaftë e në mënyrë paternaliste.  E sot teksa qeveria për arsye kryesisht ekonomike vendos të hapë shoqërinë njerëzit u”rrebeluan” ndaj masave qeveritare dhe hoqën frikën ndaj qeverisë por duke harruar COVID-19. Të shkujdesur ndaj virusit që është akoma po aq prezent sa në ditët e para qytetarët janë pre e vendimeve abuzive të qeverisë që nxorri ushtrinë në terren dhe kufizoi jetën normale.

Grafik 1: Rastet ditore në Itali

Në vend që qeveria të komunikonte në mënyrë racionale e të edukonte masat për nevojën e përditëshme për kujdes ajo zgjodhi frikën ndaj popullit dhe imponimin e rregullave sepse donte të kapitalizonte fitoren ndaj armikut të padukshëm për vete.  Du muaj e pak më vonë vihet re një rritje e numrit ditor të të prekurve duke kujtuar se asgjë reale nuk u arrit me frikën dhe dhunimin e dinjitetit të qytetarëve nëprmjet frikës. E kundërta do të kishte ndodhur në rast se qeveria do të kishte edukuar komunikuar e folur hapur për sfidën ndaj COVID-19. Njerëzit do ta kishin përvetësuar si mënyrë jetese dhe maskat dhe alkoli do i ishte bërë pjesë e jetës. Sot duke kundërshtaur qeverinë ata janë duke i bërë dëm vetes e kështu do të zgjas për muajt që vijojnë.

Grafik 2: Rastet Ditore në Shqipëri

Leave A Reply

Your email address will not be published.