The news is by your side.

10 fakte të tmerrshme për Policinë Sekrete të Gjermanisë Lindore

Për të ruajtur pushtetin për 40 vjet teksa njerëzit e tyre vdisnin urie dhe komplotonin që të arratiseshin, Partisë Komuniste iu desh të bëhej shumë e aftë në kontrollin e njerëzve dhe të minonte aktivistët kundra shtetit. Por dhuna dhe atentatet në rrugë nuk ishin të mira për imazhin e Partisë, kështu që Ministria për Sigurinë e Shtetit u bë kreative. E njohur si Stasi (akronimi gjerman), kjo polici sekrete ishte “Schild und Schwert der Partei” (Mburoja dhe Shpata e Partisë). Funksioni i vetëm i Stasi ishte të mbante Partinë Komuniste në pushtet dhe atyre nuk iu interesonte se si larg do të shkonin për ta arritur këtë.

1) Ata bënin manipulime psikologjike para se sa ky madje të ekzistonte si term

Stasi ishin manipulues të aftë. Në vitet ’50, shtypja ishte tortura brutale fizike. Në fillim të viteve 1970, me padurimin për t’u pranuar në skenën ndërkombëtare, Policia Sekrete e Gjermanisë Lindore duhej të bëhej më dinake. Qëllimi i Zersetzung (një term ushtarak që do të thotë shpërbërje ose gërryerje) ishte të “fikte” çdo individ dhe grup aktivist që mund të kërcënonte Partinë. Policia mblodhi të dhëna mjekësore, shkollore dhe policore, intervista me fqinjët dhe të afërmit dhe çdo provë tjetër që ata mund të merrnin dhe më pas organizonte një goditje të ashpër për shëndetin mendor të një individi.

Nëse dikush dukej sikur mund të sfidonte legjitimitetin ose kontrollin e Partisë Komuniste, Stasi shkatërronte sistematikisht jetën e tij. Ata përdorën shantazhe, turpërim shoqëror, kërcënime dhe tortura. Karriera, reputacioni, marrëdhëniet dhe jeta shkatërroheshin për të destabilizuar dhe selektivizuar një kritik. Disa forma të ngacmimit ishin pothuajse komike: agjentët përhapnin thashetheme për objektivat e tyre, përmbytnin kutitë e tyre postare me pornografi, lëviznin gjërat në apartamentet e tyre ose prishnin gomat e tyre të biçikletave ditë pas dite. Për të tjerë shkonin edhe më larg duke iu ndryshuar jetën: Personave të etiketuar si kundërshtarë regjimi iu ndaloi arsimin e lartë. Të mbetur pa punë, ata u vendosën me forcë në azile. Shumë prej tyre pësuan trauma psikologjike afatgjata dhe turp shoqëror si rezultat i gënjeshtrave të Stasi.

2) Ata ishin pothuajse kudo

Stasi kishte 91,000 të punësuar në kulmin e tij, afërsisht një në çdo 30 banorë ishte agjent i Stasi. Më shumë se një në tre Gjermanë Lindorë (5.6 milion) ishte nën dyshime ose mbikëqyrje, me një dosje të hapur Stasi. Një gjysmë milioni tjetër ushqente informacionin e Stasi. Ky nivel i mbikëqyrjes dhe infiltrimit bëri që Gjermanët Lindorë të jetonin në terror, me të vërtetë nuk e dinit nëse mund t’i besonit dikujt, megjithëse shumica nuk e kishin idenë e fushëveprimit të këtyre veprimtarive derisa ra Muri i Berlinit.

3) Ata mbanin një sasi gjigante informacioni preciz

Dosjet Stasi të marra së bashku do të mbulonin rreth 69 milje katrorë. Regjistrimi i informacionit personal të detajuar për një të tretën e popullsisë kërkonte një sasi të jashtëzakonshme letre. Më shumë faqe të shtypura teksti të u krijuan nga Stasi sesa nga të gjithë autorët gjermanë nga Mesjeta deri në Luftën e Dytë Botërore. Mijëra qytetarë u vunë në shënjestër si “krijuesit e problemeve” kundër qeverisë, shtëpitë e tyre u kontrolluan, telefonat dhe makinat, nëse do të kishin fatin të kishin, ose u vunë përgjuesa, u hapnin letrat dhe i kopjonin dhe lëvizjet e tyre u filmuan ose fotografuan në fshehtësi. Çdo dokument hynte në një dosje personale Stasi. Deri më tani, nga arkivat e Stasi janë marrë qindra miliona skedarë, 39 milion karta indeksi, 1.75 milion fotografi, 2.800 bobina filmi dhe 28.400 regjistrime audio. Miliona të tjerë u copëtuan para se të mund të bëheshin publike.

4) Arkivat e tyre super sekrete sot janë disi publike

Në vitin 1992, dosjet sekrete që Stasi i kishte mbajtur miliona gjermanëve lindorë u vunë në dispozicion për shqyrtim. Qytetarët mund të kërkojnë të shohin dosjet e tyre personale, të cilat janë vendosur nga Komisioneri Federal për Arkivin e Stasi në 63 milje sirtare të dedikuara. Gjashtëmbëdhjetë mijë thasë dokumentesh të copëtuara ende presin të risistemohen. Agjencia kishte për detyrë të mbante të punësuar së paku 79 ish anëtarë të Stasi deri në vitin 2007, sipas Wikileaks. Tre milionë individë kanë aplikuar për të parë regjistrimet e tyre. Shumë subjekte të mëparshëm të hetimit ose mbikëqyrjes Stasi zbuluan vetëm nga këto dosje, 20 vjet më vonë, që prindërit e tyre, fëmijët, bashkëshortët ose miqtë e përjetshëm kishin informuar kundër tyre.

5) Ata nxitën telashe në Lindjen e Mesme

Oficerët e Stasi ishin mjaft me ndikim në Lindjen e Mesme, duke rekrutuar dhe trajnuar të paktën 1.000 oficerë ushtarakë nga Iraku, Libia, Siria dhe Organizata  Çlirimtare Palestineze  (PLO). Stasi u mësoi këtyre agjentëve të huaj se si të rrëmbenin aeroplanët dhe të merrnin pengje. Aty ku Stasi nuk arriti të vendoste praktikantët e vet, shpesh kërkoi materiale shantazhe që mund të përkulnin vullnetin e agjentëve të huaj: oficerët e Lartë Stasi shërbenin si kopshtarë dhe mbrojtës të tokave në ambasada të vlefshme, duke dëgjuar për detaje të bujshme. Një rrjet i ndërlikuar i të infiltruarëve në Gjermaninë Perëndimore dhe bashkëpunëtorëve të tyre u zbulua vetëm disa vite më vonë.

6) Ata paguan njëfarë dëmshpërblimi për viktimat e tyre

Nga 10,000 njerëz që mund të vërtetojnë përfundimisht se ishin në shënjestër të Zersetzung, rreth 5,000 kishin dëme të qëndrueshme psikologjike të shkaktuara nga qeveria e tyre. Mijëra më shumë karriera dhe martesa të humbura. Disa ishin burgosur ose fëmijët e tyre ishin rrëmbyer nga shteti. Këta viktima, të njohur tani zyrtarisht, duhej të merrnin një kompensim modest. Dëmshpërblimet e premtuara, ende vetëm gjysma e asaj që marrin komunistët besnikë, kanë qenë të vështira për t’u marrë.

7)  Stasi drejtonte një burg të tijin

Hohenschönhausen. Mbi 900 ish të burgosur kanë dhënë dëshmi mbi tmerrin që ndodhte atje, por teksa Stasi ishte aktiv, objekti ishte super sekret. Zona nuk ekzistonte zyrtarisht dhe ishte e shënuar me një hapësirë boshe në hartat e qytetit. Në realitet, shumica e vendit funksiononte si një burg në ajër të hapur, pasi pak njerëz lejoheshin të linin vendin me viza dalëse. Stasi u thoshte njerëzve, mjekëve, inxhinierëve dhe punëtorëve të aftë se ishin të nxitur nga metoda të rafinuara të padenja për dinjitetin e njeriut për të hequr dorë nga ekzistenca e tyre e sigurt në RDGJ [Republika Demokratike Gjermane, e njohur si Gjermania Lindore] dhe të punonin në Gjermaninë Perëndimore ose Berlinin Perëndimor .

Për “sigurinë” e tyre, qytetarët e Gjermanisë Lindore nuk u lejuan të largohen nga shteti. Ata që u përpoqën, shpeshherë u burgosën ose u vranë.

8) Propaganda e tyre ishte e armatosur, nganjëherë jo vetëm figurativisht

Shkollat publike në Gjermaninë Lindore ishin terren trajnimi për pajtueshmërinë e shtetit policor. Fëmijët e vegjël prisnin dhe ngjyrosnin kukulla letre me maska gazi dhe AK-47. Grupe të stilit të rinisë Hitler u krijuan për fëmijët e shkollave. Në mungesë të mesazheve dhe sms-ve, oficerët e Stasi lëshonin “kapsula metali” ose “raketa informacioni” plot me fletushka nëpër fshatra. Njerëzve u thuhej që Muri i Berlinit ishte një pengesë mbrojtëse kundër “një shteti separatist të Gjermanisë Perëndimore” të prirur për të sabotuar shtetin e tyre socialist. Operacionet psikologjike u përdorën për të lavdëruar shtetin socialist të Gjermanisë Lindore dhe për të njollosur Perëndimin imoral, kërkues të kënaqësive.

9) Stasi ndaloi pornografinë pastaj xhiruan të tyren

Erotika, qoftë e shtypur apo e filmuar, ishte e ndaluar në Gjermaninë Lindore dhe u tregua si dëshmi e dekadencës dhe nënçmimit të Perëndimit. Por Stasi filmoi serinë e tij të filmave pornografikë, ku shfaqeshin punonjëse femra civile të veshura si ushtare. Në një film, një rekrute femër topless në një përkrenare kërkon vëmendje te komanda. Elita dhe oficerët ushtarakë të Partisë Komuniste u paraqitën për premierat sekrete të 12 filmave. Pjesëmarrja e tyre ishte regjistruar për qëllime shantazhimi. Departamenti zyrtar i Pornografisë punësoi 160 persona dhe 12 amatorë entuziastë  midis 1982 dhe 1989.

10) Nazistët shkruajtën modelin e Stasi

Policimi psikologjik i popullatës së Gjermanisë, për të kalbur zërat kundërshtues dhe për të parandaluar njerëzit të sfidojnë qeverinë, ishte norma e Gestapo, policia e mbledhjes së inteligjencës së Gjermanisë naziste. Nazistët hapën rrugën duke përdorur qytetarët si informatorë ose denoncues.

Në atë lloj të kulture, raportimi i fqinjëve tuaj për keqbërje të vogla mund ta mbajë familjen tuaj të sigurt. Policia sekrete kishte aq shumë informacione personale për secilin qytetar dhe aq shumë ndikim në institucione (pavarësisht nëse mund të hynit në kolegj, të merrnit një vend pune, të blinit një makinë) fuqia e tyre ishte pothuajse absolute dhe absolutisht e pakalueshme. Ata nuk kishin pse të të arrestonin kur ata mund të të paralizonin shoqërisht.

(Grumbullimi i të dhënave në shkallë të gjerë nga Administrata e sotme e Sigurisë Kombëtare dhe Siguria e Atdheut ndjek të njëjtin model, sipas informatorëve të njohur Edward Snowden dhe Daniel Ellsberg. Kultura “Shiko diçka? Thuaj diçka” të informatorëve të qytetarëve, mbledhja e informacioneve personale pa mandate, dhe supozimi se të gjithë janë fajtorë ndihen si të njohura mirë.)

/Burimi: Foundation for Economic Education

Leave A Reply

Your email address will not be published.