The news is by your side.

Virusi/A të do qeveria më shumë se do veten?

Nga Besart Kadia

Teksa pamë lajmet që vinin nga Italia të numrave të lartë të viktimave në mars nuk kishte si mos të solidarizoheshim me mbylljen totale të shoqërisë. Mungesa informacionit si dhe mungesa e theksuar e kapaciteteve spitalore për të përballuar një fluks potencial pacientësh e bën karantinimin e plotë në Shqipëri një politikë të pranuar gjerësisht. Qytetarët mirëkuptuan masat dhe ishin gati pa pyetur dy herë të respektonin masat e ndërmarra nga autoritetet publike. Duhet thënë se edhe para se të mbyllej gjithcka, ata morën masa me maska e me alkol për të ruajtur veten e të tjerët. Ishte instikti mijra vjecar i mbijetesës brenda nesh. Kjo erdhi edhe përpara se qeveria të pranonte se virusi mundet të vinte në Shqipëri. Sepse njerëzit e duna jetën e tyre më shumë se qeveria. Besoj për këtë nuk duhet të kemi diskutim. Por sot shumica e njerëzve, të lodhur ose realist, mendojnë se masat e aplikuara në vend po dështojnë në qëllimin e tyre të parë. Dhe nuk dihet përse masat drakoniane të lëvizjess së lirë duhet të aplikohen akoma. Pikëpyetjet vijnë për këto arsye?

E para është përkufizimi i mirëqënies publike? I gjithë debati vështirsohet si pasojë e hipotezave të ngritura nga të gjitha palët se cilat janë efektet reale të Covid-19 në shëndetin publik. Në Shqipëri debati i ofruar nga qeveria në hapat e parë është se 28 mijë persona do të humbasin jetën në rast se nuk marrim masa. Në ameriknë në fillim u tha 2.3 milionë njerëz më pas 800.000 më pas 200.000 e u rishikua në 60.000. Në Angli dy muaj para se të mbyllej vendi e të kishin sikur një rast të vetëm parashikuan 500.000 të vdekur nga virusi. Me këto të dhëna hipotetike të gjithë u shqetësuan e thamë jemi gati me cdo cmim të ruajmë jetë. Mbi këtë premisë vazhdohet akoma të artikulohet se qeveria po merr të gjitha masat të kujdeset për mirëqnien tonë. Por a mundet të jetë kjo qeveri që deri para virusit shihej si më e korruptuara në Europë, që lejoi ndotjen më të madhe të ajrit në qytete, që ka shpenzuar më pak para në shëndetësi, që djeg plehra me impakt në shëndetin tonë pranë zonave urbane të jetë i vetmi organ që përfaqëson mirëqënien publike?

A ka kjo qeveri rekordet e duhura për t’u vetëshpallur mbrojtëse e padiskutushme e shëndetit publik? Të dhënat tregojnë se jo? Një qeverisje që ka shëndetin publik të parin nuk e ka në kohë periodike krize por e ka strategji të saj. E ka arsyen përse zgjohet në mëngjes e fle në darkë. Në vitin 2018 spitalet tona kishin 1308 vdekje më shumë se në vitin 2013 nga sëmnudje të papërcaktueshme. Një rritje me 7% e vdekjeve nga sëmundjet ndërkohë që popullsia ka rënë me të paktën 50.000 banorë. Këto vdekje qeveria ndoshta nuk ka ditur t’i parandalojë dhe është e mirëkuptueshme pasi shëndeti publik kërkon financim e reforma të thella në menaxhim e staf. Por po i njëjti staf e qeveri që nuk ka patur shëndetin publik përparësi e nuk ka shkëlqyer në të shkuarën nuk mundet të bëhet brenda natës i vetmi autoritet që di se cfarë është më mirë për shëndetin tonë publik. Të paktën faktet flasin ndryshe.

Së dyti, kjo është një krizë që përfshin disa fusha njëkohësisht. Dhe shprehja amerikane duket si moto e qeverisë sonë : “Kurrë mos lërë një krizë të iki kot”. Dhe qeveria mesa duket po e shfrytëzon më së miri këtë krizë edhe për arsye të saj politike. Kush mendon të kundërtën duhet të japë fakte sepse hipoteza nuk mjafton. Kryeministri i vendit ka autoritet të padiskutueshëm për masat e marra. Ka ndryshuar kodin penal dhe po ashtu ka shtyrë gjendejn e jashtëzakonshme për dy muaj të tjerë kur kemi vetëm 712 raste pas dy muajsh “epidemi”.  Ky pushtet i ri nuk mundet të mos jetë i shkëptur nga  axhenda politike në vend. Mendoni dhe dy muaj të tjerë që i vetmi autoritet publik që do na urdhërojë për cdo veprim tonin do të mbtetet një: Kryeministri i vendit. Gjithnjë e më pak po dëgjohen shkenctarët e alternativat e një opsioni ndryshe.  Qeveria gjithashtu thotë se mirëqënia ekonomike është dytësore krahasuar me shëndetin publik. Por a mundet të kesh qytetarë të shëndetshëm nëse nuk kanë punë, nëse nuk kanë të ardhura të hanë e stres të shtuar. Shëndeti publik prek Virusit nuk mundet të jetë eksluziv në kurriz të mirëqënies ekonomike.  

Së treti, në fillim u tha se mbyllja totale vinte si nevojë e “zbutjes së kurbës së të prekurve”. Një grafik global u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale si dhe në strategjinë e qeverisë që justifikonte mbylljen. Kjo politikë thoshte që njerëzit do preken por të paktën të mos preken të gjithë në pak javë sa të detyroheshim të kishim zgjedhjen etike se kush do trajtohej e kush jo. Por pas 46 ditësh karantinë totale numrat mbeten, teorikisht të ulta në 712 të prekur. Një numër optimist, aq sa ka mundësuar kapacitet spitalor të mirë përballimi të rasteve sa për të dërguar dhjetra mjekë e infermierëve në Itali. Teorikisht ky veprim është  lluks për një shoqëri që është nën thundrën e epidemisë. Logjika  veprimeve shtetërore thotë që nuk kemi epidemi dhe nuk kemi risk për epidemi. Të paktën në periudhën afatshkurtër. Deri më datë 10 prill ne kishim më shumë të prekur sesa të shëruar. Ndërsa sot kemi dyfishin e njerëzve të shëruar krahasuar me njerëzit e prekur. Pra kurba u mbajt e sheshtë, ose më mirë nuk u rrit asnjëhere dhe qëllimi i parë për të cilën u aplikua mbyllja totale u arrit. Atëherë pikëpyetja lind natyrshëm përse vazhdohet me rregulla e procedura të anshme nga ana e qeverisë për të vazhduar me kufizim të plotë të shoqërisë?

Së katërti, kjo luftë është tunel që nuk ka dritë. Le të mendojmë skenarët e mundshëm të luftës drejt fitores nga ky sulm i një armiku të padukshëm. E para do të ishte asgjesimi total i virusit. Duket sikur qeveria këtë ka si synim gjersa vazhdon të kontrollojë cdo aspket të jetës sonë. Me llogjikë matematikore ne do e fitojmë luftën kur armiku të zgjedhë të largohet sepse sikur një person i vetëm të jetë i infektuar dhe të jetë asimpmatik do të bëjë që e gjithë procedura e karantinimit të bëhet nul. Pra në qershor kur ne të mendojmë se “lufta u fitua” një person i vetëm, në varsi të transmetueshmërisë së virusit, mundet të infektojë deri në 15.000 persona në pak javë. Deri sa të duken simptomat te të gjithë do jetë vonë. Atëherë do të jemi të detyruar për një karantinë të dytë. E më pas të tretë e më pas të katërt. Mbivendosjet në kohë të sëmundjes nuk mbarojnë dot kurrë.  Nëse politika e vetme publike është karnatinimi ne do të kemi një vit e më shumë të vështirë përpara nesh.

Zgjidhja më e logjikshme është lejimi i veprimtarisë njerëzore duke ofruar informimet e duhura. Shqipëria ka zgjedhur distancim fizik e jo distancim social. E para, sic kemi vënë re, është shkatërruese për ekonominë e mirëqënien e përgjithëshme dhe nuk e zhduk dot virusin. E dyta, distancimi social, është më e arsyeshme dhe e arritshme në një shoqëri të vogël si e jona. Ne kemi një densitet të popllsisë me 105 banorë për km2 dhe jemi të 108-tët në botë. Kurse rajone si Lobardia e kanë 421 banorë për km2 e të tjera si Nju Jork 10.194 banorë për km2. Kjo diferencë e madhe mundëson dhe shpërndarjen më të shpejtë të sëmundjes. Në Shqipëri gjysma e popllsisë jeton në zonat rurale dhe me pak ndërveprim me zona të ndryshme. Po ashtu shkëmbimi tregtar në Shqipëri është shumë herë më i ulët se në këto vende dhe mbledhja në evente të mëdha sportive e sociale janë shumë të ulta ose thuajse inegzistente. Ndoshta këto arsye shpjegojnë dhe faktin përse numrat e të infektuarëvekanë mbetur kaq të ulët. Me këto të dhëna dhe me spficikat e cdo shoqërie duhet zgjedhur dhe strategjia e luftës ndaj epidemisë teorike. Nuk ka politika “ një kut një masë”. Austria me 15.000 të infektuar ka lejuar hapjen graduale. Suedia me 2.194 të vdekur ka zgjedhur lejimin e jetës por me masa të duhura të distancimit social. Danimarka ka lejuar shkollat të rihapen. Ëuhan pas 76 ditësh karantinë e me mijra të vdekur zgjodhi të hapet… Nuk ka një politikë të duhur si të përballesh me këtë situatë por ama ka opsione të bazuara në të dhëna  se cila është rruga e duhur e menaxhimit të situatës. Aktualisht ne kemi vetëm një opsion! Respektimin e dëshirës së kryeministrit! Gjithcka tjetër, ashtu si dhe bunkerizimi i shoqërisë si në shekullin e XVI, quhet e duket herezi. Aktualisht Edi Rama po imponon me forcë e në mnëyrë të njëanëshme vullnetin e tij politik. Dhe për të nuk ka hipoteza të tejra e mundësi debati. Por një gjë që dihet në këtë situatë është se gjitha masat e të gjitha studimet janë bazuar në hipoteza e vetëm hipoteza. Dhe ne kemi mundësi të zgjedhim vetëm hipotezën e Edi Ramës se pa të sot do kishim 28 mijë të vdekur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.