The news is by your side.

Lajme Shkurt

Të Tjera

Pesë pika që duhet të dijë Kosova në marrëveshje

Një marrëveshje përfundimtare nuk garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB Një marrëveshje përfundimtare me Serbinë do ta vendosë Kosovën në një pozitë më të mirë në nivelin ndërkombëtar dhe do të zvogëlojë pengesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Sidoqoftë, nuk garanton anëtarësimin e e Kosovës në OKB. Rusia dhe Kina janë të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB me fuqi vetoje. Këto vende nuk e njohin Kosovën, kështu që edhe nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje, kjo nuk do të

Breaking News: Daksametason ilaçi që shpëton jetën nga CORONAVIRUS

BBC raporton se një ilaç i lirë dhe gjerësisht i disponueshëm në treg mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientëve të sëmurë rëndë nga koronavirusi. Daksametasoni me trajtim steroide me dozë të ulët është një përparim i madh në luftën kundër virusit vdekjeprurës, thonë ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar. Droga është pjesë e provës më të madhe në botë që teston trajtimet ekzistuese për të parë nëse ato gjithashtu punojnë për koronavirus. Ai zvogëlon rrezikun e vdekjes me një të tretën për pacientët në ventilatorë.

650 milonë eurobond shpjegon pse nuk u dhanë lekë për qytetarët gjatë epidemisë

Qeveria kërkon borxh 650 milonë EURO në tregjet ndërkombëtare. Prej të cilave 300 milonë euro do të shërbejnë për të shlyer borxhin e vjetër dhe 350 milionë euro shërben si borxh i ri. Ky borxh pritet të shërbejë për të mbuluar deficitin buxhetor të krijuar për shkak të mbylljes së ekonomisë gjatë muajve mars-maj 2020. Kjo është shifra më e lartë që kërkon qeveria në tregjet ndërkombëtare. Në 12 muajt e fundit qeveria nuk ka mundur kurrë të arrijë objektivat e saj në mbledhjen e të ardhurave për shkak të rënies së

DHE NË SHPËTOJMË TEATRIN KEMI HUMBUR QYTETIN

Nga Besart Kadia Këto ditë, e për 20 vite të cuditshëme, është rikthyer debati nëse teatri kombëtar duhet prishur për ti hapur rrugë një teatri të ri apo duhet të ruhet. Palët ndahen në qëllime e arsyetim për cfarë mendojnë se duhet të ndodhë me të. Praktikisht qeveria, dhe në vecanti kryeministri Rama, ka një vizion krejt të tij për qytetin. Një vizion që e shndërron qëndrën e Tiranës në një realitet të ri infrastrukturorer e shërbimesh. I parë ftohtë teatri është vetëm një ishull i mbetur në një mozaik të ri ndërtesash

- Advertisement -

Strategjia e daljes nga karantina si strategji “ruajtje fytyre”

Nga Besart Kadia Intuita popullore thotë se vazhdimi i masave të marra nga qeveria duken të paqëna dy muaj pas mbylljes totale të ekonomisë. Operatorë turistikë, shoqata biznesi, operatorë shërbimesh bar restorantesh e parti politike, si LSI, kanë filluar të materializojnë sinjalet e para që vijnë nga “poshtë-lart”, se mbyllja po e dëmton më shumë se po e ndihmon shoqërinë. Por përballë kësaj intuitë të pamateralizueshme në fakte kemi qëndrimin e njëanshëm të qeverisë që në emër të së mirës publike nuk tërhiqet nga

Arresti në shtëpi nga Covid-19 do vrasë ekonominë dhe më shumë njerëz

Nga Frank Hollenbeck, konsulent financiar që ka punuar për Departamentin e Shtetit si ekonomist i lartë. Strategjia aktuale e luftës kundër koronavirusit e shumicës së qeverive në botë është një rrugë drejt një katastrofe ekonomike. Në shumë vende, strategjia e mbylljes në shtëpi dhe mbyllja e dyqaneve është një rrugë e sigurt për dështime të biznesit në shkallë të gjerë. Kaskada e pasojave ekonomike dhe financiare që do të vijnë ka të ngjarë të çojë në një Depresion të Madh. Për shembull, Italia kishte raportin e

Kryeministër, fundi i botës nuk duhet të vrasë fundin e muajit

Nga Besart Kadia Sot 20 ditë pas fillimit të mbylljes totale të qytetarëve dhe ekonomisë, ne akoma kemi të panjohur sesa do zgjasë kjo ngrirje dhe po ashtu kemi të panjohur impaktin afatshkurtër dhe afatgjatë në ekonomi. Por një gjë dihet mirë. Qeveria duhet të bëjë c’është e mundur për të ndihmuar financiarisht bizneset vendase, të mëdha apo të vogla qofshin ato, të paktën duke paguar pagat për ruajten e vendeve të punës. Kjo është sot imediate dhe e vetmja politikë që pritet prej shtetit shqiptar. Së pari, GDP e

- Advertisement -

Newsletter