The news is by your side.

Zyrtarët e financave globale zotohen të nxjerrin ekonominë botërore nga ngadalësimi

U mbajt të shtunën takimi me përfaqësues dhe zyrtarë nga 189 vende të botës i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, me qëllim marrjen e masave, në mënyrë që ngadalësimi i zhvillimit ekonomik, që nisi në rang global vitin e kaluar, të kapërcehet nga një rritje ekonomike për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, rritje që synohet edhe për vitin pasardhës.

Më herët, të enjten dhe të premten në kuadër të këtij takimi, u mbajtën gjithashtu mbledhje dhe panele diskutuese të Ministrave të Financës dhe guvernatorëve të bankave qëndrore të Grupit prej 20 ekonomive më të fuqishme globale.

Me qëllim tejkalimin e problemeve ekonomike dhe ngadalësimit që ke prekur ekonominë botërore, zyrtarë nga financat globale janë zotuar për bashkëpunim dhe marrje të masave konkrete. Megjithatë duke qënë se ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe një sërë vendesh të tjera ka ende përballje të tensionuara për çështjet tregtare dhe jo vetëm, zgjidhja nuk vjen kaq lehtë.

Sipas sekretarit të Thesarit Stiven Mnuchin, administrata Trump ka shtyrë dhe vonuar reforma të ndryshme të huadhënies, prandaj Banka Botërore duhet të marrë masa më konkrete që huatë të zhvendosen me fokus nga vendet e varfra dhe jo ekonomitë me rritje shumë të shpejtë si Kina. Një nismë e tillë do të bënte që në vendet e varfra, të kishte një rritje efektive të investimeve private.

Sipas Komitetit drejtues të FMN, për të mbrojtur ekspansionin ekonomik aktual është e nevojshme të veprohet menjëherë dhe të nxitet mbështetja për rritje në dobi të të gjithëve. I njëjti fokus u vendos edhe në fjalimet e konferncës për shtyp në përfundim të takimit, ku Lesetja Kganyuago, kryetare e Komitetit u shpreh se vendet duhet të jenë gati të trajtojnë çështjet e stabilitetit finaciar me çdo mjet në dispozicion.

/Time

Leave A Reply

Your email address will not be published.