The news is by your side.

Zusi: Situata të menaxhohet më mirë. Nuk kemi mjete dhe eksportet janë në ngërç!

Nga cikli: “Ekspertët thonë:”

Alban Zusi, president i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, nga një lidhje direkte për “Ekopolitikë” në Rtv Ora ka folur lidhur me performancën e eksporteve vendase, në një kohë kur e gjithë ekonomia duket se ka marrë një goditje të fuqishme për shkak të përhapjes së Coronavirusit. Sipas qeverisë, pavarësisht masave shtrënguese që ndalojnë lëvizjet e njerëzve, transporti i mallrave dhe tregtia me shtetet e tjera vazhdon normalisht. Megjithatë duket se kjo nuk është plotësisht e vërtetë.

Siç bën me dije Zusi, për shkak të karantinimit të shoferëve të transportit ndërkombëtar, eksportet janë futur në ngërç dhe për shkak të kaosit të krijuar, dërgesa e parë jashtë vendit ka mundur të dërgohet vetëm të enjten, por pas 3 javësh pezullim të plotë aktiviteti. Zusi është shprehur:

“Është një periudhë anormale me një dinamikë jashtëzakonisht të lartë dhe nuk është e kollajtë edhe për qeverinë të marrë vendimet e duhura, për t’u mbrojtur në të dyja frontet, në frontin sanitar dhe shëndetësor, por për të ruajtur maksimalisht edhe balancat në frontin ekonomik. Megjithatë ekzisojnë rezerva që situata të menaxhohet disi më mirë, për të pasur një minimum pasojash në aspektin ekonomik. Mund të kemi konflikte dhe tensione sociale, madje dhe konflikte civile nëse qytetarët pas një periudhe kohe do të shohin se kanë shpëtuar nga viroza, por nuk i shpëtojnë dot urisë.

Në kushtet e një mungese ndihme nga komuniteti ndërkombëtar, eksportet janë i vetmi kanal për të marrë burime monetare nga BE. Edhe pse qeveria ka krijuar tolerancat e nevojshme që këto biznese të vazhdojnë të punojnë, eksportet janë duke u ballafaqur me probleme të karakterit logjistik për të realizuar eksportin. Ka kompani që mund të kenë 2-3 javë pa realizuar eksporte dhe pse kanë produkt në magazinat e tyre dhe këto pezullime janë lidhura me një rregull jo të mirëmenduar si karantinimi i shoferëve të transportit. Dje kemi bërë eksportin e parë pas 3 javësh dhe me vështirësi shumë të mëdha. Kemi mall për 4-5 eksporte të tjera dhe nuk po gjejmë mjete.

Ndaj për të zgjidhur ngërçin, duhet hequr karantina 14 ditore për shoferët e transporteve ndërkombëtare dhe qeveria duhet të krijojë një komision pranë Mininistrisë së Jashtme ku të adesojmë çdo problematikë që kemi me Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë që na krijojnë probleme artificiale. Për shembull, eksportin që është bërë, mora vesh se e kishte bllokuar Kroacia, duke kërkuar që ai të kalojë nga pikën Bosnje-Kroaci dhe jo Mal i Zi-Kroaci.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.