The news is by your side.

Zhvlerësim i vazhdueshëm i Euros në tregun vendas- çfarë pritet?

Prej kohësh monedha europiane në tregun vendas po pëson luhatje të shumta, duke u shfaqur e paqëndrueshme dhe me ndryshime të shpeshta. Kështu në Qershor ajo preku nivelin më të ulët të regjistruar për të paktën 10 vitet e fundit dhe u këmbye me 121.64 lekë. Kjo vlerë rezultonte 0.2 pikë poshtë nivelit. Më pas, po në fundin e Qershorit u pa një ndryshim tjetër i menjëherëshëm. Për shkak të blerjes së valutës në sasi të mëdha, lëvizje këto jo të zakonshme për tregun, Euro u këmbye me 122.65 lekë. Pra jo vetëm kishte fituar pikë, por ky nivel rezultoi edhe më i larti për muajin në fjalë.

Megjithatë prej 1 Korrikut, Euro ka humbur gati 1 pikë ndaj monedhës vendase dhe duket se tendencat rënëse do të vazhdojnë edhe më tej. Data 14 Korrik, si afati i fundit për pagesën e TVSH-së dhe data 20 e po të njëjtit muaj, kur mbyllet edhe afati për pagesën e sigurimeve, janë arsyet kryesore pse këmbimi i monedhës së përbashkët të Unionit do të mbetet i zhvlerësuar.

Por, edhe për një afat më të gjatë parashikimet nuk duken fort pozitive për vijueshmërinë e valutës. Sipas aktorëve të tregut, monedha europiane shfaqet e dobët ndaj valutës vendase jo vetëm gjatë kësaj periudhe Korriku, por edhe më tej. Pritshmëritë e operatorëve mbeten të ulëta edhe për muajin Gusht, kohë kur trandiocionalisht monedha e përbashkët humbet pikë ndaj lekut për shkak të ardhjes së emigrantëve dhe rritjes së ofertës në treg.

Zhvlerësimi i euros në tregun vendas duket se është ndihmuar edhe nga ecuria e dobët që ka pasur monedha në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht atje ajo këmbehet në nivelin 1.12 dollarë, nga 1.14 që ishte në fundin e muajit Qershor, duke u luhatur rreth nivelit më të ulët tëë paktën  12 muajve të fundit.

/ Burimi: Revista Monitor

Leave A Reply

Your email address will not be published.