The news is by your side.

Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, një aktiviste fiton postin

Kandidatja anti-korrupsion Zuzana Caputova ka fituar zgjedhjet presidenciale të Sllovakisë, duke e bërë atë kështu presidenten e parë femër.

Ajo bëhet presidentja e pestë i Sllovakisë që kur vendi fitoi pavarësinë pas ndarjes së Çekosllovakisë në vitin 1993.

Zonja Caputova, e cila ka pothuajse asnjë përvojë politike do të kandidonte kundër Maros Sefçoviç,  një diplomat  i profilit të lartë i nominuar nga partia qeverisëse. Votimi u krye ditën e shtunë dhe Zuzana Caputova  fitoi në raundin e dytë.

Ajo i cilësoi këto  zgjedhje si një betejë midis së mirës dhe së keqes.

Këto zgjedhje erdhën direkt pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kucuak. Ky i fundit po hetonte lidhjet  midis politikanëve dhe krimit të organizuar kur u qëllua në shtëpi së bashku me të fejuarën e tij në shkurt të vitit 2018. Sllovakia u trondit nga ky fenomen dhe madje kreu edhe disa marshime në shenjë proteste. Pikërisht kjo ngjarje shtyu edhe Caputova që të  kandidonte për presidente.

Ajo fitoi 58% të votave ndërsa kundërshtari i saj Z. Sefcovic  morri vetëm 42 %.

Vota për Caputovën po analizohet si votë proteste ndaj korrupsionit dhe politikës tradicionale. Ajo fitoi një famë kombëtare si avokate pasi  udhëhoqi një padi kundër një landfilli për 14 vite.

Ajo është anëtare e Partisë Liberale Progresive të Sllovakisë, e cila nuk ka vende në parlament. Në një vend ku martesa dhe adoptimi i të njëjtit seks nuk janë ende ligjor, pikëpamjet e saj liberale  promovojnë të drejtat e LGBTQ +.

Presidenca e saj do të jetë dinamike edhe për faktin se në një kohë kur populizmi po merr një zë të fuqishëm, liberalizmi shihet si kërcënimin.

Presidenti i kombit prej 5.4 milion njerëz ka fuqinë të zgjedhë kryeministrin, të emërojë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjet e vetos.

Megjithatë, Parlamenti mund të anashkalojë veton me një shumicë të thjeshtë. Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri, zotëron shumicën e pushteteve ekzekutive.

Një avokat nga profesioni, Caputova është një yll në rritje i politikës sllovake. Ajo do të betohet më 15 qershor, kur presidenti aktual i Sllovakisë, Andrej Kiska,  të përfundoj mandatin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.