The news is by your side.

Zelanda shqyrton sistemin me katër ditë pune në javë për të rimëkëmbur turizmin

Pandemia Coronavirus ka goditur globalisht ekonominë dhe megjithëse disa vende ia kanë dalë ta kontrollojnë përhapjen e virusit më mirë se të tjerat, përsëri turizmi dhe shërbimet janë dy nga sektorët që po vuajnë humbjet më të mëdha. Për këtë arsye, qeveritë janë duke shqyrtuar masa të shumta me qëllim stimulimin e ekonominë dhe rikthimin e sektorëve në fjalë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka inkurajuar sistemin me katër ditë pune në javë, me qëllim të rritjes së turizmit të brendshëm. Industria e turizmit, një nga sektorët më të rëndësishëm dhe me peshën më thelbësore në ekonominë e Zelandës së Re, është goditur rëndë si pasojë e pandemisë dhe ndalimit të lëvizjes.

Fillimisht java e punës me katër ditë filloi të eksperimentohej dhe provohej në vitin 2018 nga Perpetual Guardian, një biznes vendas që tani thotë, se java katër ditëshe e punës është dicka që mund të aplikohet shumë lehtë dhe efikase. “Mund të jetë strategji për të rindërtuar ekonominë, në veçanti tregun e dëmtuar të turizmit. Ne duhet të jemi të guximshëm me modelin tonë. Kjo është një mundësi për një ndryshim të madh.” është shprehur Andrew Barnes, themelues i Perpetual Guardian ka thënë për të përditshmen britanike “The Guardian”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.