The news is by your side.

Warren Buffet: “Jam 88-vjecari më i lumtur në botë”

Në tregjet financiare diferenca të vogla në përqindje ndajnë suksesin nga dështimi. Por kjo vështirësi nuk është ndjerë nga Warren Buffet. Në 54 vitet e fundit aksionet në kompaninë e tij Berkshire HathaWay e kanë tejkaluar indeksin mestaar S&P në ShBA me thuajse 2.5 milion %. Mënyra sesi Warren Buffet ka mundur tregun financiar është përtej të konceptueshmes.

Është cudi gjithësesi përse në dekadën e fundit indeksi i firmës së tij nuk ka performuar aq mirë sa më parë. Për më tepër shqetësuese është dhe se cfarë mendon Warren Buffet për këtë gjë gjatë një interviste me gazetën Financial Times.

Buffet përvecëse është një gjeni në financa duket po ashtu një gjeni dhe në komunikimin publik. Njeriu i tretë më i pasur në botë që ka një pasuri të vlerësuar në 86 miliardë dolladë thotë se do të vazhdojë të rri në krye të firmës së tij sepse adhuron të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë tërë jetën e tij që kur bleu aksionet e para te kompania e naftës Oklahaam kur ishte vetëm 11 vjec.  “Unë nuk mundet të blej kohën. Nuk mundet të blejë dashurinë. Por mund të bëj thicka tjetër me lekët e mia”.  Arsyeja përse cohem në mëngjes me entuzisëm pavarsisht se jam 88 vjec. Sepse unë e dua punën që bëj dhe njerëzit me të cilët punoj. Kam 25 njerëz me të cilët punoj dhe shkojmë në ndeshje basketbolli bashkë. Ata mundohen të ma bëjnë jetën e bukur e unë mundohem tia bej jetën aryre të bukur.

Personaliteti i tij i thjeshtë reflektohet dhe në zyrat e tij ku 25 personat me të cilet punon kanë veshje të thjeshta dhe me foto familjare mbi tryeza. Ai vjen vet e na takon ne në lobin e zyrave, thonë gazetarët e Financial Times. “ unë blej kostume të shtrenja por duken keq kur i vesh unë”. Aftësia e tij për të komunikuar në mënyrë të thjeshtë është pjesë e rëndësishme e sipërmarrjes së tij. Ai operon në tregje të rrezikshme si nafta, financa e energjia dhe për këtë aryse i ka mbajtur gjithnjë investitorët e politikanët pranë vetes.  Buffet jeton në të njëjtën shtëpi që bleu në vitet 1950 kur kishte një firmë të vogël investimesh. Ai punon akoma te e njëjta tavolinë në të cilën punonte i ati i tij 75 vite më parë. Ai akoma operon në një qytet të vogël të Omahas. Ai ka një formulë të re të investimit: 1. Bli kompani kur ato mundet të kenë cmim të ulët duke u financuar me kredi të ulët 2. Hiq paratë nga kompani që nuk po rriten dhe hidhi në kompani që po rriten. 3. Investo në kompani të mëdha të listuara në teknologji dhe së fundi mbaj cash mënjanë nëse të vjen një opsion i mirë investimi. Ai thotë nëse ke një IQ më të lartë se 130 duhet ti shesësh sepse nuk të duhen në këtë lloj biznesi. Cdo ditë 100 milionë dollarë vijnë në llogari të kompanisë Berkshire nga norma interesi, aksione etj. Ai ka 700 miliardë dollarë në asete prej të cilave 112 cash dhe investime të ngjashme. Ai është kundra blerjes së kompanive që kanë nevojë për ndihmë për të operuar. “unë mund të shkoj ku të dua këtë cast por jam njeriu më i lumtur në moshën time 88 vjecare në këtë zyrë ku jeni ulur ju tani”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.