The news is by your side.

Wall Steet thirrje investitorëve: Merrni risqe, por duke parë me kujdes mundësitë!

Ditët e fundit, bursa e Wall Street iu është drejtuar investitorëve me një mesazh, duke iu thënë: Merrni përsipër risqe, por luani në mbrojtje. Kjo vjen në një kohë kur ndërsa ngadalësim ekonomik global vazhdon, strategët duken gjithnjë e më të kujdesshëm në lëvizjet e tyre. E pavarësisht kësaj, kjo nuk ka mjaftuar paqëndrueshmëria e situatës ku gjenden të zbehet disi. Lufta tregtare, së bashku me shenjat se rënia e prodhimit po depërton edhe në sektorin e shërbimeve, nuk e ka eleminuar rrezikun që i kanoset investimeve.

“Pasiguria e vazhdueshme nga politikat proteksioniste, ka prekur ndjeshëm besimit e korporatave dhe për pasojë ka sjellë ngadalësim tek shpenzimet e biznesit.” tha Instituti i Investimeve BlackRock në vlerësimin e tij për tremujorin. “Në përgjithësi, ne mendojmë se kjo përqasje e vazhdueshme proteksioniste po teprohet.” shtohej më tej në deklaratë.

Nga ana tjetër, lidhur me thirrjen e Wall Street që investitorët të marrin përsipër më shumë rreziqe, BlackRock ka theksuat se pret që ndërmarrja e riskut “të moderuar” të shpërblehet dhe thotë se shikon një pamje të favorshme për rezervat e SHBA. Menaxheri i aseteve gjithashtu i sheh obligacionet qeveritare si “stabilizues të rëndësishëm të portofolit”.

Me një mesazh të ngjashëm dhe në të njëjtën linjë ka qënë edhe një tjetër institucion me rëndësi madhore në tregjet amerikane të aksioneve, Morgan Stanley. “Ne rekomandojmë që të paktën për disa muaj në vazhdim investitorët të tregohen më të kujdesshëm me portofolet e tyre.” Kanë deklaruar ata të hënën për klientët.

/ Burimi: CNN Business

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.