The news is by your side.

“Vila e Enverit” hap dyert për fituesin e Festivalit të Kanës

Festivali i Filmit në Kanë prej dekadash cilësohet tanimë si festivali më i rëndësishëm në industrinë e filmit. Që prej 1946 ai bën bashkë emrat më të mëdhenj e novatorë, të cilët garojnë për çmimet e një sërë kategorive. Për herë të parë Shqipëria është prezantuar në Kanë në 1953-shin me filmin “Skënderbeu” të regjisorit sovjetik Sergei Yutkevich, megjithatë përgjatë viteve, Gjergj Xhuvani mbetet i pari shqiptar që me filmin “Parrullat” është nominaur në një prej kategorive të Festivalit të Kanës.

Por duket se së fundit, një zhvillimi interesant lidhur pikërisht me festivalin e njohur të filmit do të ndodhë në kryeqytet. Filmi “Distanca mes nesh dhe qiellit” i regjisorit Vasilis Kekatos, fituesit të Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë 2019, do të prezantohet në Tiranë në 19 gusht. E gjitha do të ndodhë as më pak e as më shumë, në vilën e ish diktatorit Enver Hoxha. Pas prezantimit të filmit, në po të njëjtin ambjent  regjisori do të zhvillojë edhe një bashkëbisedim për të rrëfyer karrierën e tij kinematografike.

Vasilis Kekatos, regjisor i filmit “Distanca mesh nesh dhe qiellit”

Prezantimi, i ideuar si një kinema nomade është quajtur Cine Tarkovsky, për nder të kineastit të famshëm Andrei Tarkovsky. Ai vjen i organizuar nga Neritan Zinxhiria dhe Iphi Ghenie, të cilët jo pa qëllim kanë zgjedhur vilën e diktatorit. Ato synojnë që nëpërmjet artit të tyre të prezantojnë për publikun arkitekturën e sistemeve totalitare dhe objektet e ndaluara të saj.

Filmi “Distanca mes nesh dhe qiellit” është një film me metrazh të shkurtër rreth 9 minuta, të cilin regjisori grek ka mundur ta realizojë për gati 8 orë.  Ngjarjet zhvillohen në mbrëmje në një rrugë kombëtare, kur dy të huaj takohen për herë të parë në një pikë karburanti. Njëri, i ngelur në pritje dhe pa 22.50 eurot që i duhen për t’u kthyer në shtëpi, përpiqet t’i shesë tjetrit distancën që i ndan ata nga qielli.

Leave A Reply

Your email address will not be published.