The news is by your side.

Uber, humbja më e madhe tremujore e përjetuar ndonjëherë!

Uber, kompania e madhe ndërkombëtare e shërbimeve të transportit, në një deklaratë të enjten ka theksuar se në tremujorin e dytë ecuria nuk ishte shumë pozitive dhe se gjatë periudhës në fjalë humbi plot 5.2 miliardë dollarë, humbja më e madhe tremujore që ajo ka parë ndonjëherë. Kjo u ndikua edhe nga 3.9 miliardë dollarë shpenzime që kompanisë iu desh të kryente lidhur me ofertën e saj publike gjatë tremujorit.

Humbja e raportuar rezulton plot 50% më tepër se një vit më parë dhe tendencat rënëse vijnë pasi Uber vazhdon të investojë në transportin e mallrave, dërgesat, zbritjet për të tërhequr klientë të rinj dhe konkurruenca me kompani si Lyft. Me sa duket pavarësisht humbjeve, investimet nuk do të ndalen pasi kompania ende beson tek potenciali i tyre për më shumë sukses në të ardhmen. Dara Khosrowshahi, Drejtori i Përgjithshëm i Uber, në konferencë me analistët ka theksuar se secili nga shërbimet ka potencialin “të jetë një biznes spektakolar afatgjatë”.

Por, edhe pse investon në mënyrë agresive, rritja e të ardhurave të Uber vazhdon të ngadalësohet. Kompania rezultoi me të ardhura prej 3.1 miliardë dollarë gjatë tremujorit, një rritje me vetëm 14% nga një vit më parë. Performanca e Uber vazhdoi të ngelej e sheshtë. Të ardhurat në këtë sektor shënuan një rritje me vetëm 2% nga i njëjti tremujor i vitit të kaluar. Ndërsa vetëm Uber Eats, shërbimi i transportit të ushqimit vazhdon të jetë i ndritshëm, me të ardhurat në rritje të 72% nga viti i kaluar. Por gjithësesi, pesha e këtij të fundit përbën vetëm një përqindje modeste të biznesit të përgjithshëm të Uber.

Aksionet e Uber ranë me 12%  pas raportit zhgënjyes të fitimeve, për të përfunduar më vonë, pak më shumë se 8%, pasi rivalja Lyft azhurnoi parashikimin e saj për vitin, ku tregohej rritja e pritshme e të ardhurave. Në tremujorin e fundit, Uber pa të ardhurat e saj në Amerikën Latine të binin me 24% nga viti i kaluar, pasi u përball me presionin konkurrues nga Didi, një kompani me bazë në Kinë, që ofron shërbime transporti në rajon.

Për vite me radhë, Uber u konsiderua si një nga kompanitë më të suksesshme të bursës. Ajo po shuma të pashembullta të kapitalit privat, duke u zgjeruar në tregje në të gjithë botën, por rritja e ngadalësuar dhe konkurrenca e ashpër nga Lyft, tashmë i ringjallur në SHBA,  kanë bërë që ecuria mos vazhdojë njëlloj.

/ Burimi: CNN Business

Leave A Reply

Your email address will not be published.