The news is by your side.

Trump tashmë ka një objektiv të ri në luftën tregtare, Europën!

Pasi negocioi marrëveshje tregtare me Kinën, Meksikën, Kanadanë, Korenë e Jugut dhe Japoninë, tashmë Presidenti Donald Trump duket se po kthen vëmendjen drejt objektivit të rradhës: Bashkimit Evropian. Kështu nga Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Trump ka bërë të ditur këtë javë se administrata e tij do të lëvizë në mënyrë agresive, në rast se edne nuk ka zhvillime për të negociuar një marrëveshje tregtare me Brukselin. Madje nëse nuk arrihet shpejt ndonjë rezultat domethënës, ai tha SHBA-të se do të vendosin tarifa deri në 25% për makinat e prodhuara në Bashkimin Evropian.

“Këtë gjë e bëra së pari me Kinën. Vazhduam pastaj me Meksikën dhe Kanadanë e tani që ne jemi dakordësuar thuajse me të gjithë, le të vazhdojmë me Europën.” tha ai gjatë një interviste.

Nga ana tjetër, Trump u takua në Davos me Ursula von der Leyen, presidenten e Komisionit Evropian dhe dy udhëheqësit u zotuan të punojnë shpejt drejt një marrëveshjeje. Madje pas takimit, Von der Leyen i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se marrëveshja mund të arrihet edhe brenda disa javësh.

Në fakt për Amerikën, një marrëveshje tregtare do ishte tepër fitimprurëse dhe këtë e provojnë edhe të dhënat e mëparshme. Sipas autoriteteve të tyre, në vitin 2018 marrëdhënia transatlantike prodhoi 1.3 trilionë dollarë në tregtinë gloable. Të marra së bashku,  28 vendet e BE-së rezultuan atë vit tregu më i madh i eksporteve për mallrat amerikane.

Megjithatë, ekspertët thonë se synimi për një marrëveshje të shpejtë do të thotë se nuk do të ketë kohë për të adresuar çështjet e mprehta, të cilat me dekada i kanë penguar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian të përfundojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të forcuar tregtinë. Përpjekja e fundit, Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve, u cilësua i vjetëruar përpara se të mund të finalizohej.

Por çfarë ndodh nëse marrëveshja gjithëpërfshirëse nuk arrihet? Trump ka kërcënuar Bashkimi Europian në përgjithësi dhe Francën apo Mbretërinë e Bashkuar në vaçanti, se nëse marrëveshja nuk arrihet ai ka në dorë zgjidhjen tipike të këtyre rasteve, sankionet tregtare. Pas aplikimit të taksës digjitale ndaj kompanive amerikane që ofrojnë shërbime teknologjike, Trump ka vendosur tashmë disa taksa shtesë mbi produktet franceze, si verërat apo djathërat dhe me po të njëjtë qasje do të sillet edhe ndaj Britanisë së Madhe, pavarësisht se kjo e fundit e synon tashmë një marrëveshje, në një kohë që Brexit zyrtarizohet në fund të janarit. Kështu nëse me BE ujdia nuk finalizohet së shpejti, ndoshta lufta e ardhshme tregtare pritet të shpërthejë në zemër të Europës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.