The news is by your side.

Trump kundër ekspertëve: Edhe po pati valë të dytë, vendi nuk mbyllet më!

 Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vendi nuk do të mbyllet më edhe nëse SHBA goditet nga një valë e dytë e infeksioneve Coronavirus. “Njerëzit thonë se kjo është një mundësi standarde, por ne do e shuajmë këtë zjarr. Ne nuk do ta mbyllim më vendin!” tha Trump.

 Ekspertët e shëndetit, përfshirë edhe ata në administratën Trump, kanë thënë se virusi ka të ngjarë të vazhdojë të përhapet gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe mund të bëhet edhe më i vështirë për të luftuar sapo të fillojë sezoni i gripit. Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të punës kundër Coronavirus në Shtëpinë e Bardhë, i tha Washington Post këtë javë se ai “ka një dyshim” se do të ketë valë të reja rastesh. “Virusi nuk do të zhduket. Eshtë një virus shumë i transmetueshëm, në çdo kohë të caktuar, nga një vend apo një tjetër. Për sa kohë që ekziston edhe një rast, ekziston edhe rreziku i ringjalljes së pandemisë.”

Drejtuesit e shtetit kanë vendosur kufizime të ashpra për banorët dhe bizneset në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes. Por me ekonominë duke u tendosur nën rregullat e distancimit social, Trump ka bërë thirrje të fillojë procesi i rihapjes. Të 50 shtetet tani kanë filluar njëfarë niveli të rihapjes, përfshirë edhe New Yorkun, epiqendrën e krizës në SHBA, edhe pse rastet vazhdojnë të rriten në disa pjesë të vendit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.