The news is by your side.

Trump iu ndalon 26 shteteve europiane fluturimet drejt SHBA-ve

Në kuadër të gjendjes me të cilën bota përballet aktualisht, ku përhapja e Coronavirusit ka gjunjëzuar globin dhe po merr shumë jetë njerëzish, edhe Presidenti Trump ka filluar marrjen e masave konkrete për të kufizuar sa më shumë përhapjen. Kështu ditën e djeshme ai ka firmosur një vendim ku do të pezullojë për 30 ditë të gjitha fluturimet nga Evropa drejt SHBA-ve, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën në mbrëmje, ku vendimi u bë i ditur, ai ka deklaruar se kufizimet “e forta por të nevojshme” siç i quajti Trump, përjashtojnë vetëm Britaninë e Madhe, megjithatë sipas tij kufizimet do të përshtaten në varësi të kushteve në terren.

Shtetet europiane që SHBA iu ka ndaluar fluturimet përfshijnë:

  • Austria
  • Belgjika
  • Republika Çeke
  • Danimarka
  • Estonia
  • Finlanda
  • Franca
  • Gjermania
  • Greqia
  • Hungaria
  • Islanda
  • Italia
  • Letonia
  • Lihtenshtajni
  • Lituania
  • Luksenburgu
  • Malta
  • Holanda
  • Norvegjia
  • Polonia
  • Portugalia
  • Sllovakia
  • Slovenia
  • Spanja
  • Suedia
  • Zvicra

Leave A Reply

Your email address will not be published.