The news is by your side.

Trump anullon takimin me kryeministren daneze pas vendimit të saj për të mos shitur Groenlandën

Presidenti Donald Trump tha se ai do të shtynte një takim të planifikuar me kryeministren e Danimarkës, sepse ajo nuk do që të flasë për një marrëveshje të mundshme për të blerë ishullin e Groenlandës.

“Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, por bazuar në komentet e kryeministres Mette Frederiksen, se ajo nuk do të kishte interes të diskutonte blerjen e Groenlandës, mua do të më duhet të shtyj mbledhjen tonë të planifikuar pas dy javësh për një herë tjetër,” tha Trump në një postim në Twitter të martën në mbrëmje.

Në Danimarkë, anëtarët e parlamentit u u habitën me vendimin e Trump për atë që do të kishte qenë vizita e tij e parë shtetërore në shtetin anëtar themelues të NATO-s dhe aleatin e luftës në Irak.

Morten Ostergaard, udhëheqësi i Liberalëve Socialë që janë pjesë e bllokut qeveritar, ka deklaruar se “realiteti ka tejkaluar fantazinë. Nuk është e mundur që të mos gjendet dikush në departamentin e shtetit të Sh.B.A-së për ti thënë Trump paraprakisht “se blerja e Groenlandës nuk është një mundësi.” Kjo është një situatë shumë e pashpresë. Dhe kjo tregon pse ne më shumë se kurrë duhet t’i konsiderojmë anëtarët e BE si aleatët tanë më të afërt. Ne thjesht nuk mund të mbështetemi më tek ky njeri ”.

Trump shkroi se “Kryeministria kurseu kohë dhe shpenzime si për Shtetet e Bashkuara dhe Danimarkën duke qenë kaq e drejtpërdrejtë. Unë e falënderoj atë për këtë dhe mezi pres që të takohemi diku në të ardhmen! ” Trump ishte planifikuar të bënte një vizitë shtetërore në Danimarkë në 2 shtator me ftesë të Mbretëreshës Margrethe II.

Frederiksen kishte përjashtuar çdo mundësi shitjeje. Zyrtarët danezë kanë qënë gjithashtu të vendosur për të mos e shitur Groenlandën në momentin kur u publikuan raporte javën e kaluar që Trump kishte udhëzuar këshilltarët dhe avokatët që të rishikonin një marrëveshje të mundshme. “Groenlanda nuk është në shitje, Groenlanda nuk është Daneze, Groenlanda është e Groenlandës”, tha ajo të dielën gjatë një vizite në Groenlandë, sipas gazetës lokale Sermitsiaq. “Unë vazhdoj të shpresoj se kjo nuk është diçka që është menduar seriozisht.”

Larry Kudlow, kreu i Këshillit Ekonomik Kombëtar, të dielën tha se Groenlanda është një “vend strategjik” i pasur me minerale të vlefshme dhe se diskutimet po vazhdojnë. “Presidenti, i cili di një ose dy gjëra në lidhje me blerjen e pasurive të patundshme, dëshiron të dijë në lidhje me një blerje të mundshme të Groenlandës,” tha Kudlow në “Fox News Sunday”.

/Burimi: Blomberg

Burim Bilali

Leave A Reply

Your email address will not be published.