The news is by your side.

Tronditet bursa dhe të gjithë janë gati të investojnë përsëri në Greqi

Nga 45 në 1%. Me sa duket gjithçka është e mundur, por a është niveli 0 i rradhës?

Bëhet fjalë për Greqinë, një nga ekonomitë më problematike të Eurozonës, por jo edhe për shumë gjatë! Rendimentet e bonove të Greqisë kanë shkuar nga stratosfera gjatë kulmit të krizës financiare në pak më shumë se zero, në më pak se një dekadë. Tani investitorët po hapin mendjen për diçka të paimagjinueshme: Vlera mund të arrijë shumë shpejt 0 dhe ata do të ishin gati përsëri të investonin për të mbajtur obligacionet e ekonomisë më të rrezikshme të zonës së euros.

Niveli më i lartë i tyre është arritur në 2012, me një rekord prej plot 45% në kohën kur ekonomia greke ishte në kolaps dhe Gjermania planifikonte borxhet e shpëtimit. Aktualisht vlera ka rënë në një tjetër rekord, pas mbi 0 dhe investitorët kanë fituar siguri se më në fund kohët e vështira të ekonomisë greke kanë mbetur pas.

Bastet për falimentimin e Greqisë janë zhdukur prej kohësh dhe tashmë obligacionet e saj kanë regjistruar performancën më të mirë në rajon gjatë vitit të kaluar, duke nxitur investitorët që duken të gatshëm t’i besojnë rikuperimit grek. Nëse kjo ndodh, atëherë normat e bonove 10-vjeçare që aktualisht luhaten nën 1%, mund të shkojnë në zero.

Leave A Reply

Your email address will not be published.