The news is by your side.

Tronditen përsëri tregjet, ari në nivelet më të larta që nga 2013

Kur u duk se me nënshkrimin e fazës së parë të marrëveshjes tregtare SHBA- Kinë ekonomia globale do të fillonte të stabilizohej disi, nuk ndodhi kështu. Shpërthimi i Coronavirusit në Kinë, i cili deri tani ka vrarë më shumë se 100 persona në Kinë dhe shumë të tjerë jashtë saj, tronditi përsëri tregjet në një kohë shumë të shkurtër. Zinxhirët e furnizimit janë goditur rëndë për shkak të aktivitetit të pezulluar të ekonomisë vendase, përcaktuese e fatit të gjithë ekonomisë globale.

Ari, si ishte një nga asetet e sigurta që investitorët zgjedhin në të tilla raste, ishte ndër të paktit që me gjithë rrëshqitjen e tregut, u bë edhe më i vlefshëm në bursë. Tani çmimi i arit është 20% i lartë se viti i kaluar dhe tregtohet rreth 1.600 dollarë në ons( 28 gram), niveli më i lartë që nga viti 2013, megjithëse edhe para se sa njerëzit rreth globit të dëgjonin për herë të parë në jetë Coronavirusin, ari kishte filluar tendencën rritëse.  

Metalet e tjera të çmuara, të tilla si argjendi dhe platini gjithashtu u rritën në vlerë. Megjithatë ekspertët mendojnë se çmimi do rritet edhe më, madje nëse situata në Kinë agravohet ari mund të arrijë edhe 2,000 dollarë në të ardhmen jo shumë të largët. Niveli më i lartë i çmimit të tij, me plot 1900 dollarë për ons është regjistruar në 2011-ën,koha e krizës evropiane të borxhit.

Tashmë kudo rreth globit investitorët kanë filluar të shqetësohen rreth një pasigurie të re në horizont, Kina si një nga shtetet më me peshë në ekonominë globale. Indeksi i frikës, sipas CNN, i cili analizon shtatë masa të ndjenjës së tregut, tani nuk është larg  nivelit më të lartë në një kohë që vetëm një javë më parë ai po shfaqte nivele relativisht të moderuara dhe në rënie.

“Ka shumë gjëra që mund të shkojnë keq për tregun e aksioneve dhe ndikimi ekonomik i një ngadalësimi të Kinës nga Coronavirusi mund të ndjehet globalisht.” tha David Beahm, president dhe CEO i Blanchard & Company.

Leave A Reply

Your email address will not be published.