The news is by your side.

Tre hapa për të shmangur krizat e borxhit publik

Gjithmonë ka pasur shumë diskutime publike për qëndrueshmërinë e borxhit të një numri vendesh me rrezikshmëri të lartë. Megjithatë, barra e borxhit publik aktualisht është problem në rritje për të gjithë globin. Në vendet e përparuara, borxhi publik rezulton në nivele që nuk shiheshin që nga Lufta e Dytë Botërore, pavarësisht rënies së kohëve të fundit. Në tregjet në zhvillim nga ana tjetër, është akumuluar në nivele që janë parë vetëm gjatë krizës së borxhit të viteve 1980. 40% e vendeve me të ardhura të ulëta – domethënë 24 nga 60 vende – janë në rrezik të lartë të borxhit – kështu që paaftësia për të reduktuar atë mund të shkaktojë përçarje të konsiderueshme të aktivitetit ekonomik dhe punësimit.

Nivelet e larta të borxhit të papërfshirë nuk janë domosdoshmërisht problem kur normat reale të interesit janë shumë të ulëta, siç janë aktualisht në shumë ekonomi të përparuara. Megjithatë, nivelet e larta të borxhit mund të lënë shumë më të ndjeshme ndaj shtrëngimit të kushteve financiare globale dhe normave më të larta të interesit. Kjo mund të kontribuojë në korrigjimet e tregut, lëvizjet e kursit të këmbimit  dhe dobësimin e mëtejshëm të flukseve të kapitalit, duke shtuar shqetësimet e qëndrueshmërisë së borxhit.

Natyrisht, jo të gjithë borxhi është i keq. Aktualisht, huamarrja mund të financojë investime vitale në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe të mira të tjera publike. Investimi në kapacitetet prodhuese, aplikohet i mire-menduar, çon në të ardhura më të larta që mund të kompensojnë koston e borxhit. Shembuj të tillë janë sidomos ekonomitë e përparuara, ku rritja e borxhit publik ndihmoi për të mbështetur rritjen në prag të krizës financiare globale dhe për të shmangur një rezultat edhe më të keq.

Problemet lindin kur borxhi bëhet tepër i lartë dhe burimet nga huamarrja nuk shpenzohen me mençuri (duke përfshirë korrupsionin dhe institucionet e dobëta), ose kur një vend është goditur nga fatkeqësitë natyrore apo goditjet ekonomike, siç janë lëvizjet e kursit të këmbimit ose kthimet e papritura të rrjedhave të kapitalit. Të gjitha këto pengojnë aftësinë e qeverive për të paguar borxhin. Disa vende të tregjeve në zhvillim aktualisht po përballen me këtë të fundit. Por zakonisht janë vendet me të ardhura të ulëta që përballen me sfida më të vështira të borxhit dhe zakonisht janë më pak të pajisur me aftësitë e duhura për t’iu përgjigjur drejt atyre.

Shumë prej këtyre vendeve kanë nevojë për burime të konsiderueshme shtesë për zhvillim dhe  financimin e jashtëm. Për të realizuar këtë ato mbështeten gjithnjë e më shumë në emetimet e obligacioneve, huatë nga huadhënësit e rinj zyrtarë dhe kreditorët e huaj. Megjithatë bonot dhe kreditë komerciale shpesh vijnë me norma më të larta interesi dhe maturime më të shkurtra, duke rritur koston e borxhit dhe duke komplikuar përgjegjësinë e administrimit të tij.

Nga ana tjetët edhe diversifikimi i burimeve të financimit ka përfitime, por gjithashtu krijon sfida të reja në menaxhimin e borxhit dhe në trajtimin e ristrukturimit të tij. Kjo pasi, nuk ka mekanizma të qartë për koordinimin e kreditorëve. Por çfarë mund të bëjnë huadhënësit dhe huamarrësit për mirë-administrimin e borxhit publik? Janë tre prioritete kryesore që mund të ndihmojnë në ndryshimi.

Së pari, nevojiten përpjekje më të mëdha për t’u siguruar që huamarrja është e qëndrueshme financiarisht. Huamarrësit duhet të vendosin me kujdes shpenzimet e tyre fiskale dhe planet e deficitit për të mbajtur borxhin publik në një rrugë të qëndrueshme. Ata gjithashtu duhet të marrin në konsideratë kthimet potenciale në projektet e tyre dhe aftësinë  për t’i rimbursuar nëpërmjet të ardhurave më të larta tatimore përpara se sa të marrin borxhin e ri. Huadhënësit duhet të vlerësojnë ndikimin e kredive të reja në pozicionin e borxhit të huamarrësit përpara se sa kjo kredi e re të zgjerohet. Kjo do të mbronte të dy palët, huadhënësit dhe huamarrësit nga hyrja në marrëveshje që më vonë priren të shkaktojnë vështirësi financiare në të ardhmen.

Së dyti, autoritetet duhet të sigurohen se vendet i përmbahen raportimit gjithëpërfshirës dhe transparent të borxheve publike. Ka gjithmonë vend për të forcuar ndjeshëm institucionet që regjistrojnë, monitorojnë dhe raportojnë borxhin për shumë nga vendet në zhvillim. Për shembull, një e treta e vendeve me të ardhura të ulëta nuk raportojnë për garancitë nga sektori publik, ndërsa më pak se një në dhjetë raportojnë mbi borxhin e ndërmarrjeve publike. Një transparencë më e madhe në lidhje me borxhin publik mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të detyrimeve të mëdha “të fshehura” që në kohën e duhur shndërrohen në borxhe të qarta të qeverisë.

Së treti, duhet të promovohet bashkëpunimin midis kreditorëve zyrtarë për rastet e ristrukturimit të borxhit që përfshijnë huadhënësit jo tradicionalë. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të borxhit të mbajtur nga kreditorët e rinj,  duhet të mendohet rreth  koordinimit të kreditorëve, meqë shpesh cilësohet si hap kritik për zgjidhjen e krizave të borxhit.

FMN së bashku me institucionet partnere punojmë ngushtë me vendet përkatëse për të rritur kapacitetin e tyre, menaxhuar borxhin dhe siguruar transparencë. Gjithashtu vihet re një angazhim aktiv me huadhënësit e rinj për rritjen e kapacitetit për të marrë pjesë në ristrukturimin e borxhit shumëpalësh.

Duke filluar nga vitet 1980, u deshën dekada diskutimeve të ashpra për të krijuar mekanizma për zgjidhjen e krizave të borxhit, fillimisht në Amerikën Latine dhe pastaj në vendet e varfëra. Hulumtimet dhe historia kanë treguar qartë se mbajtja nën kontroll e borxhit ndikon në rikuperimin ekonomik dhe me hapat e duhur rreziqet mund të zbuten ndjeshëm .

/ Fondi Monetar Ndërkombëtar

Leave A Reply

Your email address will not be published.