The news is by your side.

Tre arsyet pse njerëzit e suksesshëm janë të tillë (dhe pse ndoshta ju nuk jeni një prej tyre!)


Christine Lagarde është emëruar presidentja e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane, gruaja e parë dhe avokatja e parë që mban pozicionin e presidentes. Lagarde është drejtoreshë dhe kryetare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), femra e parë që kryeson këtë organizatë. Para kësaj, Lagarde mbajti disa poste të nivelit të lartë me qeverinë franceze dhe ishte kryetarja e parë femër e firmës ndërkombëtare ligjore, Baker & McKenzie.

Çfarë e bën Lagarde kaq të suksesshme dhe të fuqishme? Më poshtë do të trajtojmë tre faktorë që ndihmuan Lagarde të vazhdojë të ketë sukses dhe kjo mund t’ju ndihmojë dhe juve në vendimet e të ardhmes:

1. Merrni një formim tjetër profesional.

Lagarde është një avokate, jo një ekonomiste. Ajo do të jetë personi i parë, pa profesionin ekonomist që do të ndikojë në politikën monetare në Eurozonë. Kritikët thonë se Lagarde ka mungesën e  përvojës tradicionale ekonomike për këtë post. Por kjo mund të jetë një nga arsyet pse ajo eventualisht e mori këtë post.

Kur arrini një nivel të caktuar në fushën tuaj, përvoja e të gjithëve mund të duket e njëjtë. Të kesh diçka ndryshe, një specialitet ose aftësi të ndryshme, mund të të ndihmojë të dallosh nga pjesa tjetër. Përvoja juaj, çfarëdo qoftë ajo, do të jetë arsyeja për suksesin tuaj. Mos i krijoni barriera vetes në lidhje me fushat e tjera bazuar në atë që keni bërë. Ajo që ju bën të ndryshëm mund të jetë faktori që ju mundëson suksesin në postin e ardhshëm.

2. Duhet të jeni të matur politikisht.

Ligji, qeveria dhe financat janë fusha të vështira për të punuar. Ka rregulla që mund të thyhen, dominohen zakonisht nga burrat dhe lojtarët mund të paraqiten shpeshherë si mashtrues. Lagarde njihet si një ndërmjetëse e zgjuar dhe ka mbijetuar me sukses në këto situata, sepse e di që politika është një lojë dhe e di se si ta luajë lojën. Ju pëlqen apo jo, politika luan një rol thelbësor në mënyrën se si drejtohen organizatat dhe mund të ndikojë në suksesin tuaj. Është në dëmin tuaj të injoroni ekzistencën e politikës dhe të zgjidhni të mos përfshiheni. Politika lidhet me mënyrën se si arrihen objektivat. Njerëzit e suksesshëm e përdorin politikën për tu informuar se si të pozicionohen për të arritur synimin që duan. Politikë do të thotë të jesh strateg, jo mashtrues.

Jini të matur në punën tuaj. Për shembull, mund të keni nevojë të njihni një person me ndikim në mënyrë që të përhapet reputacioni juaj. Për të marrë mbështetje në projektin tuaj, mund të keni nevojë të mbështetni punën e dikujt tjetër. Nuk keni pse te luani pisët politikisht, thjesht bëni politikë me maturi.

3. Zhvilloni  dhe zgjeroni marrëdhënie (në mbarë botën).

Në rolin e saj si udhëheqëse e firmës ligjore, si ministre franceze dhe në drejtimin e FMN-së, Lagarde ka ndërtuar marrëdhënie me njerëz në mbarë botën për të arritur sukses për vete dhe për organizatën e saj. Kjo gjithashtu e ka ndihmuar atë të zhvillojë një mentalitet global dhe ndërlidhës për rolin e saj të ardhshëm me Bankën Qendrore Evropiane.

Rezultatet janë të rëndësishme, por marrëdhëniet janë në fund të fundit atë që ju sigurojnë postin apo objektivin. Njerëzit duan të punojnë me njerëz që u pëlqejnë dhe u besojnë. E vetmja mënyrë që dikush mund të marrë një vendim nëse ata pëlqejnë një person apo jo është nëse ata kanë pasur mundësinë të njohin personin.

Teksa bëni biznes, përfitoni nga koha për të pasur biseda të vërteta me njerëzit. Njihuni me njerëz. Kultivoni marrëdhëniet me kolegët në mënyrë që ata të dinë se kush je, jo vetëm për të marrë diçka prej tyre. Marrëdhëniet e forta nxisin sukses.

Suksesi krijon sukses. Për të përparuar më tej në karrierën tuaj, kultivoni mentalitetin tuaj profesional, jini vigjilentë se si njerëzit në të vërtetë i arrijnë gjërat dhe gjithmonë shfrytëzoni mundësitë për t’u lidhur me njerëz të tjerë. Mos ndaloni së ngjituri lart.

/ Përshtatur nga:https://www.forbes.com/sites/averyblank/2019/07/09/3-reasons-why-successful-people-keep-rising-and-maybe-youre-not/#3f48aaf89dde

Leave A Reply

Your email address will not be published.