The news is by your side.

Thomas Paine- “Common Sense”

Nga cikli: “Të mëdhenjtë e mendimit liberal!”

Padyshim që listës me emrat e mëdhenj që formësuan Liberalizmin dhe dhanë kontribut të çmuar me idetë e mendimet e tyre, nuk kishte si t’i mungonte Thomas Paine (1737-1809). I njohur për një sërë shkrimesh, studimesh ekonomike dhe konkulzionesh relevante, një ndër veprat më të dalluara është “Common Sense” e vitit 1776.

Në vetëm disa dyzina faqesh të shkruara, Paine krijon katalizatorin intelektual për Revolucionin Amerikan. Punimi mori menjëherë një përhapje të gjerë në qarqet amerikane të kohës dhe më pas edhe në vende të tjera. “Qeveria,” argumenton Paine, “është një e keqe ë nevojshme”, që në mënyrë të pashmangshme kufizon lirinë.

Në punimet e tij dallohet qartë sulmi që ai i bën sundimit heretik dhe monarkisë, duke propozuar si zgjidhje një qeveri me përfaqësues të zgjedhur dhe një presidencë të limituar me rotacion.

Veprat e Thomas Paine padyshim ishin një influencë për çdo revolucionar amerikan apo edhe të huaj, gjatë periudhës në fjalë, derisa pikërisht këta aktivistë u bënë zëvendësuan qeveritë e vendeve të tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.