The news is by your side.

The Times/ Italia një bombë me sahat që pritet të shpërthejë

Nga: Philip Aldrick (The Times)

Megjithëse sot duket e pamundur, vetëm para dy dekadash, Italia shihej si një shtet me vizion frymëzues përsa i përket çështjeve ekonomike. Por që nga viti 1996 Italia ka patur rritje mesatare vjetore prej 0.6% , shumë larg mesatares së përjetuar në vitet 1950-1970 prej 5.3% në vit. Kaq mirë po i  shkonin gjërat Italisë sa në vitin 1987 statisticienët e saj treguan se ekonomia e Italisë kishte kaluar atë të Britanisë. Një indikator krenarie kombëtare që u pagëzua me “il surpasso”. Në atë kohë kreu i dhomës së tregtisë Konfindustria tha se ne e kemi mësuar mësimin : “rrit produktivitetin, investo dhe bëhu më konkurrues –ose ndryshe vdis.”

Ecim përapara 3 dekada dhe Italia megjithëse jo në agoni sërish është në mënyrë kronike sëmurë. Ajo pati produktivitetin më të ulët nga gjithë shtetet anëtare të G7. Vetëm Britania ka të dhëna më të këqija produktiviteti I së cilës nuk është rritur që nga viti 2008. Por për Italinë të dhënat janë edhe më keq ku produktiviteti ka mbetur i njëjtë në 22 vitet e fundit. Italia është shndërruar në ekonominë “senza fretta” – “mos u nxito”.

Sipas të dhënave të FMN-së borxhi publik i Italisë është 2,6 trilion dollarë ose 1.2 herë më i madh se prodhimi vjetor i saj dhe deri në vitin 2025 do të jetë 1.3 herë më i lartë pasi rritja ekonomike nuk garanton të ardhura të mjaftueshme për të shlyer borxhin. Vetëm Greqia dhe Japonia kanë të dhëna më të këqija. Po ashtu papunësia është në nivele të këqija në 10.2%. Siç mësuam dhe nga kriza e borxhit sovran në vitet 2010-2012 Italia nuk është vetëm shumë e madhe për të dështuar por edhe shumë e madhe për t’u shpëtuar.

Ndihma ndaj Greqisë kushtoi 300 miliardë Euro dhe ishte më e madhja në histori. Por Italia është në përmasa krejt të tjera. Ajo vetëm këtë vit duhet të gjejë 220 miliardë euro për të financuar borxhin. Pra, ajo që u quajt ndihma më e madhe në histori për Greqinë, do të mjaftonte për vetëm një vit për Italinë… Xhepat e eurozonës nuk e përballojnë dot këtë…

Po ashtu shqetësuese është mardhënia e fortë që kanë bankat italiane me borxhin e shtetit Italian. Megjithëse në pamje të parë një gjë e mirë, pasi fitimi nga normat e interesit mbeten në ekonominë Italiane, kjo konjukturë e bën sistemin dhe shumë vulnerabël.  Në rast se bie besueshmëria e obligacioneve shtetërore dhe bankat më pas nuk mundet të blejnë më borxh shtetëror atëherë fillon dhe problemi kredive e për rrjedhojë borxhi shtetëror do të përdoret për të shpëtuar bankat nga falimentimi sipas raportit të fundit të FMN-së. Sot Italia është më vulnerabël se kurrë më parë. Vlerësimi i obligacioneve shtetërore është vetëm dy pikë larg vlerësimit negative “junk” dhe qeveria e re populiste duket se ka nisur një luftë të vështirë me tregjet. Sipas FMN-së Italia është më e rrezikshme për ekonominë e Europës sesa një marrveshje e keqe e Brexit.  Në fakt Brexit është problem vetëm sepse mund të nxisë krizën Italiane.

Nga ana tjetër Brukseli është i dështuar për të qënë i besueshëm me ekonomitë e Eurozonës. Teksa bën rregulla për formën që duhet të ketë një banane ajo ka shkelur një sy kur vjen puna te financat publike. Në nëntor të vitit të shkuar ajo nisi një procedurë për thyerjen e rregullave të paktit të stabilitetit nga ana e Italisë. Pas shumë debateve Roma sërish bëri atë që deshte pa dëgjuar këkresat e Brukselit e cila duhet ta kishte gjobitur me 0.2% të GDP-së për thyerje të marrveshjes. Ashtu siç bëri me Spanjën dhe Portugalinë në 2016 apo kur mbylli sytë ndaj Francës dhe Gjermanisë në 2003.  Franca do ta thyej sërisht marrveshjen këtë vit dhe sërish Brukseli do të mbyll një sy e nuk do të bëj gjë duke i dhënë një “çek të bardhë” Romës të bëj ç’të dojë. Kërkesa për të rritur TVSH-në në 24.2%, nga 22% që është sot, duket se nuk do të ndodhë me qeverinë aktuale. Ndaj Italia është një bombë me sahat që vetëm prêt të shpërthejë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.